• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5 MIJË POLICË NË TERREN/ Rrumbullaku: 88 persona nën hetim, janë zbuluar 54 raste të krimeve zgjedhore
Home
Aktualitet
Kronikë

5 MIJË POLICË NË TERREN/ Rrumbullaku: 88 persona nën hetim, janë zbuluar 54 raste të krimeve zgjedhore

12 May, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janë vënë nën hetim 88 persona për shkelje të ndryshme të cilat përbëjnë krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale.

Fjalimi:

Konferenca për Median e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për zgjedhjet, datë 12.05.2023.

Përshëndetje,

Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për qytetarët dhe për vendin dhe si rrjedhojë, Policia e Shtetit është e angazhuar plotësisht për zbatimin e detyrimeve ligjore për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash te cilat synojnë garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.

Në kuadër të masave të ndërmarra gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 5081 punonjës policie, për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale, dhe në asnjë aktivitet elektoral, të zhvilluar në ambiente të hapura dhe të mbyllura, nuk është evidentuar asnjë incident që cenon procesin.

(Masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë prezantuar në mënyrë të detajuar, gjatë paradites së sotme, në konferencën për median, nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit.)

Në zbatim të Kodit Penal, në bashkëpunim të ngushtë me organet proceduese të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, Policia e Shtetit ka ngritur grupe të posaçme hetimore për evidentimin dhe dokumentimin ligjor të çdo veprimtarie të paligjshme në fushën e krimeve zgjedhore, të përcaktuara nga nenet 325-330 të Kodit Penal.

Në këtë kuadër, gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar çdo informacion, indicie, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Nga të dhënat statistikore rezulton se:

Nga data 14.04.2023 deri më 12.05.2023, janë evidentuar gjithsej 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht gjithsej 88 shtetas.

Të ndara sipas veprave penale:

1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;

2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;

3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;

4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;

5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;

6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë.

Për veprat penale të sipërcituara, grupet e posaçme hetimore kanë vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe me autorizimet e organeve proceduese, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve.

Tashmë kemi mbërritur në fazën finale të këtij procesi, dhe detyrat dhe angazhimi i Policisë së Shtetit janë më të shtuara, me qëllim që të garantohet rendi dhe siguria publike, si dhe që çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.

Në përfundim, apeloj që qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar, apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.

Njëkohësisht, apeloj për të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.

Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur, si dhe për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS MBYLL FUSHATEN NË DURRËS/ Rama: Jam i bindur se ky qytet është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë
Previous article PS MBYLL FUSHATËN NË SHKODËR/ Rama: Beci është kandidati ideal, nuk është as blu as mavi

F.autor

Postime të ngjashme

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit Aktualitet

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT