• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5 MIJË EURO PUSHIME NË TURQI/ Agjentët e BKH-së zbuluan faturat luksoze që “fundosën” Berberin
Home
Breaking News

5 MIJË EURO PUSHIME NË TURQI/ Agjentët e BKH-së zbuluan faturat luksoze që “fundosën” Berberin

14 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, agjentët e Byrosë Kombetare të Hetimit kanë zbuluar një faturë ku nga llogaria bankarë e shoqërisë “DAAM ShPK”, në një bankë të nivelit të dytë është paguar shoqëria Arlo Travel Blu Tour Operator sh.p.k., me një vlerën 5,000 Euro.

Sipas verifikimeve të kryera nga agjentët e BKH rezulton se shoqëria “DAAM” sh.p.k., ka paguar këtë shumë për një paketë turistike për shtetasin Evis Berberi dhe familjen e tij (bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur).

Paketa turistike për kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe familjen e tij, ka përfshirë udhëtimin me avion nga Tirana ne Antalia që sipas këqyrjes rezulton se nisja është bërë me date 12.08.2020 dhe kthimi me date 22.08.2020.

Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin ne hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” ne Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”.

Nga procesverbali i këqyrjes  dhe marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se shtetasi Evis Berberi, bashkëshortja e tij, Adela Ruko si edhe dy fëmijët e mitur, me date 12.08.2020  kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas, me linjën “Charter -Antalia 670-ll” dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me date 22.08.2020, nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas me linjën “Charter-Antalia 670-671”.

Gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberit e bërë më 20 shkurt të vitit 2024 janë gjetur edhe sekuestruar shumë të konsiderueshme si 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lek./ Ora News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAMA E JETËS/ Babai mëson pas divorcit se 2 vajzat nuk janë të tij, telefonata e fqinjit zbulojnë dramën familjarë
Previous article "MË RA QIELLI MBI KOKË"/ Julia rrëfen historinë shokuese të abuzimit seksual të saj dhe të bijës: Ishim në Amerikë kur…

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT