Krerët më të lartë të shtetit kanë zhvilluar homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, teksa përkujohet 5 maj.
Kjo ditë ka bërë kështu bashkë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta. Rama vendosi kurorora me lule, ndërsa Meta dha edhe mesazhin e tij për mediat.
Gjatë fjalës së tij, teksa vlerëosi sakrificën e shumë të rinjve dhe të rejave për liri, ai bëri sërish thirrje për dialog, sipas tij për të nderuar dëshmorët e atdheut
“Është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë për ti kthyer Shqipërisë lirinë e saj. Është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë intersat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht, që të nderojnë sic duhen kujtimin e atyre që kanë bërë sakrifica”, tha Meta, duke iu referuar edhe situatës politike.


