• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“5 LEKËSHI” I VETËM I ROJES SË TOP CHANNEL/ Gazetari nxjerr bllof “ekspertin” që krijoi historinë virale
Home
Aktualitet
Kronikë

“5 LEKËSHI” I VETËM I ROJES SË TOP CHANNEL/ Gazetari nxjerr bllof “ekspertin” që krijoi historinë virale

30 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ervin Karamuço, që prezantohet nga mediat shqiptare si ekspert i sigurisë dhe shumë fushave të tjera, arriti të marrë vëmendjen e qindra mijëra njerëzve, kur shfaqi një fotografi të një monedhe 5 lekëshe, duke pretenduar se ajo është e vetmja monedhë, që ka rënë nga xhepi i rojes së ndjerë të Top Channel, Pal Kola, para se ai të ndërronte jetë nga sulmi me kallashnikov.

Historia synonte ti shtonte dozat e tragjizmit edhe pse vdekja e një njeriu, është mjaftueshëm tragjike pavarësisht se sa para ai ka në xhep, duke e pasqyruar Kolën si një person në varfëri ekstreme, në xhepat e të cilit gjendeshin vetëm 5 lek.

“Kam bërë fotografi i pari, monedhën që ra nga xhepi i të ndjerit Pal dhe ajo monedhë është kthyer në një simbol solidariteti te të gjithë njerëzit që besojnë te vlerat, humanizmi, që besojnë se jemi shumica kundër kriminalitetit”, tha Karamuço.

Por në fakt, “5 lekëshi i vetëm që ra nga xhepi i rojes”, i cili nuk dihet fare nga cili xhep ka rënë, duket më shumë një histori e ekzagjëruar. Këtë e ka konfirmuar gazetari Thimi Samarxhiu, i cili gjatë intervistës me Karamuçon, deklaroi se roja i ndjerë, nuk kishte në xhep 5 lek, por një shumë parash që policia i’a dorëzoi familjes.

“Në fakt profesor, fotoja juaj është bërë virale dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, më shumë simbolika, sepse në fakt, për korrektesë, nga burime zyrtare nga policia më thonë që në xhepin e të ndjerit janë gjetur mbi 20 mijë lekë të reja, të cilat më pas i janë dorëzuar familjes.

Vdekja e Pal Kolës, një person i pafajshëm dhe pa lidhje me objektivin e ngjarjes, është mjaftueshëm e trishtë dhe e rëndë, sa nuk ka nevojë për asnjë element të ekzagjëruar apo të sajuar, për ti dhënë ngjarjes më shumë dramacitet fals, apo për ti shtuar klikimet dhe vëmendjen personave që e shpërndajnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN MAT NGA POLICIA/ Përshtatën lokalet për lojëra fati, arrestohen dy pronarët në Cërrik
Previous article "SINQERISHT, REALISHT"/ Shprehjet e saj u bënë virale, Kiara bën veprimin epik

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT