Udhëheqësi suprem i Iranit Khamenei emëroi zëvendëspresidentin e parë Mohammad Mokhber si president të përkohshëm të vendit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ebrahim Raisi.
Ndërkohë, Ali Bagheri Kani u emërua Ministër i Jashtëm i Iranit.
Khamenei gjithashtu shpalli pesë ditë zie në Iran pas vdekjes së presidentit, ministrit të jashtëm dhe 7 personave të tjerë që ndodheshin në bord.