• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Vdiq pas rrëzimit me helikopter, kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi
Home
Nderkombetare

PROFILI/ Vdiq pas rrëzimit me helikopter, kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi

20 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ditën e sotme u konfirmua se presidenti iranian, Ebrahim Raisi vdiq si pasojë e një aksidenti ajror në Iran. Por kush ishte Ebrahim Raisi?

Ebrahim Raisi lindi në 14 dhjetor të 1960 në qytetin e Mashhad. Raisi u rrit nga një familje klerike ndaj dhe vendosi të ndiqte arsimin fetar.

Ndërsa ishte student, ai mori pjesë në protesta kundër Shahut të mbështetur nga Perëndimi, i cili u rrëzua në vitin 1979 në një Revolucion Islamik të udhëhequr nga Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Raisi u bë zëvendësprokuror në Teheran kur ishte vetëm 25 vjeç. Ai shërbeu si një nga katër gjyqtarët, në gjykatat sekrete të ngritura në 1988 që njiheshin si “Komiteti i Vdekjes”.

Numri i të dënuarve me vdekje nga gjykatat nuk dihet, por thuhet se rreth 5,000 burra dhe gra u ekzekutuan.

Raisi e mohoi vazhdimisht rolin e tij në dënimet me vdekje. Por ai tha gjithashtu se ato ishin të justifikuara për shkak të një vendimi fetar, nga Ayatollah Khomeini.

Në vitin 2017, Raisi kandidoi për president dhe arriti të renditej i dyti me vetëm 38% të votave. Më 2019 Ayatollah Khamenei e emëroi atë në krye të drejtësisë dhe menjëherë Raisi zbatoi reforma që çuan në uljen e numrit të personave të dënuar me vdekje.

Ai gjithashtu vazhdoi të punojë me shërbimet e sigurisë për të goditur disidencën dhe për të ndjekur penalisht iranianët me shtetësi të dyfishtë.

Kur kandidoi në zgjedhjet presidenciale të 2021, ai deklaroi se “kishte ardhur për të bërë ndryshime në menaxhimin ekzekutiv të vendit, për të luftuar varfërinë, korrupsionin dhe diskriminimin”.

Në mars 2023, qeveria e tij ra dakord për një afrim të befasishëm me rivalin e shtetit iranian, fuqinë rajonale sunite Arabinë Saudite, shtatë vjet pasi ata kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Por tensionet rajonale u rritën në atë tetor kur Hamasi kreu një sulm të paprecedentë ndërkufitar në Izraelin jugor dhe Izraeli u përgjigj duke nisur një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë në Gaza.

Në të njëjtën kohë, rrjeti i grupeve të armatosura aleate dhe përfaqësuesve të Iranit që veprojnë në të gjithë Lindjen e Mesme – duke përfshirë Hezbollahun në Liban, Houthis në Jemen dhe milici të ndryshme në Irak dhe Siri – i rritën ndjeshëm sulmet e tyre kundër Izraelit në atë që ata thanë se ishte një demonstrim solidariteti me palestinezët.

Frika se përshkallëzimi do të shkaktonte një luftë rajonale u rrit në prill, pasi Irani kreu sulmin e parë të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit.

Raisi mbështeti vendimin për të lëshuar më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael si një hakmarrje për një sulm vdekjeprurës ndaj konsullatës iraniane në Siri. Pothuajse të gjithë u rrëzuan nga Izraeli, aleatët perëndimorë dhe partnerët arabë.

Të dielën, gjatë inaugurimit të një dige në Iranin veriperëndimor, Raisi theksoi mbështetjen e Iranit për palestinezët, duke deklaruar se “Palestina është çështja e parë e botës muslimane”.

Ai po kthehej nga vizita me Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa zyrtarë të lartë, kur helikopteri i tyre bëri një ulje të detyrueshme në terrene të largëta dhe malore, njoftuan mediat shtetërore.

Mjegulla  dhe shiu i dendur penguan përpjekjet e kërkimit, por të hënën autoritetet njoftuan se Raisi dhe të gjithë të tjerët në bordin e helikopterit kishin vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 DITË ZIE NË IRAN/ Zëvendëspresidenti emërohet në vendin e Raisit
Previous article PROJEKTI PËR PAGESAT ELEKTRONIKE/ Rama: S’ka komision për konsumatorët dhe as evazion nga bizneset

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT