• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor
Home
Politikë

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

7 December, 2022 s.autor Politikë

Duke filluar nga 1 tetori 2023, operatorët e telekomunikacionit në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, angazhohen të ulin tarifat e shërbimit data roaming për qytetarët dhe bizneset.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, 4iG Group, investitor i ALBtelecom dhe One Telecommunication në Shqipëri, së bashku me One Crna Gora në Mal të Zi, mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare, duke nënshkruar Marrëveshjen  Roaming në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, më 6 dhjetor.

“Në epokën që jetojmë, teknologjia eleminon kufijtë midis kombeve evropiane. Duke pasur interes të konsiderueshëm në tregun e Ballkanit Perëndimor, ne mbetemi shumë të fokusuar në integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe në avancimin e zhvillimeve që synojnë integrimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e telekomunikacionit dhe TIK-ut” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG.

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Kjo marrëveshje është rezultat i investimeve disavjeçare në rrjet dhe infrastrukturën e nevojshme për t’u lidhur me rajonin dhe për të arritur shërbimet më të mira të roaming-ut.Përvoja e tregut shqiptar dhe zhvillimi teknologjik ofrojnë njohuri të shkëlqyera për partnerët tanë për të përdorur shërbimet e telekomunikacionit dhe TIK–ut për zhvillimin e mëtejshëm të potencialit të ekonomisë rajonale” – tha Emil Georgakiev, CEO i One & ALBtelecom, Shqipëri.

Deklarata për Roaming e nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit mbështetet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës “Roam Like at Home-Fol si n’shpi” si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje kërkojnë të gjejnë një qasje të koordinuar për të kontribuar në oferta efektive dhe të nevojshme për konsumatorët që udhëtojnë midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë të prezantojnë gradualisht planet tarifore dhe opsionet për të reduktuar tarifat shtesë të data roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

Ulja e tarifave të roaming-ut fillon në datën 1 tetor 2023. Bazuar në Deklaratë, do të miratohet njëzëri një përshkallëzim për çmimin tavan të shitjes me pakicë dhe do të shpallet jo mëvonë se deri më 1 maj 2023. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të data roaming-ut do të ketë efekt që nga 1 tetori 2023.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar tashmë në rajon “Roam like at home” në korrik 2019 dhe plotësisht“Roam Like at Home” në korrik 2021, një angazhim që konsistonte në reduktimin gradual dhe eliminimin e mëvonshëm të tarifave shtesë për roaming midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJA E ISH-KRYEMINISTRIT/ Reagon ashpër ish-truproja i Berishës: Po të ishte armë ku do e mbanit frymën ju frikacakë?!
Previous article GODITI ME GRUSHT BERISHËN/ Gert Shehut i komunikohet në spital masa e arrestit

s.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT