Ngjarja e rëndë në Barbullush të Shkodres ku 47 vjeçari Ardian Kallami i dha fund jetës tragjikisht, ka bërë që familjarët e këtij të fundit të bëjnë me përgjegjesi policinë e Shkodres. Ata thonë se kjo e fundit ka dhunuar psikologjikisht të riun, e për pasojë ai ka marrë aktin e rëndë të vetëflijimit.
Sipas tyre, i afërmi është shoqëruar në komisariat për një vjedhje të një banese ngjitur me të tijën, ku policia e ka bërë këtë përgjegjes.
Pasi e kanë mbajtur disa orë, e kanë lëshuar dhe këtë të hënë e kanë rithirrur për ta marrë në pyetje. Sapo është kthyer nga komisariati ai ka kryer vrasjen, duke u varur brenda banesës.



