• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
40 DITË PA PARË FËMIJËT/ Nevila Gjermeni, mjekja infeksioniste që humbi hapat e para të së bijës dhe 10-vjetorin e djalit
Home
Sociale

40 DITË PA PARË FËMIJËT/ Nevila Gjermeni, mjekja infeksioniste që humbi hapat e para të së bijës dhe 10-vjetorin e djalit

18 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kjo është nga ato histori njerëzore mjekësh që të bëjnë të mbash frymën, për sakrificën, vullnetin, dashurinë për familjen, por edhe për punën, në kohë koronavirusi, raporton newsbomb.al.

Nevila Gjermeni, është mjeke infeksioniste e repartit infektiv në QSUT. Eshtë doktoresha e parë që u vu në kontakt me pacientin ZERO, e që atë ditë, jeta e saj ka marrë një drejtim tjetër. Në kohën kur Shqipëria po merrte masat e para për të gjurmuar nëse coronavirusi kishte mbërritur apo jo në Shqipëri, mjekja infeksioniste, ishte në pararojë të qetësimit të popullatës dhe masave që duhet të merrte secili në familje. Paskësaj, pas rënies në kontakt me pacientin zero dhe gjurmimin e rasteve të tjera, jeta e saj ndryshoi. Dhe jo vetëm.

Bashkë me të, u bashkua edhe Arbëri, bashkëshorti i saj, i cili, është mjek reanimator, por që doli vullnetar për t’u bashkuar me mjekët e repartit infektiv në QSUT për të pritur pacientët me koronavirus.

Capture45_copy.PNG

Historia e tyre do të ishte si historia e çdo mjeku dhe infermiereje të repartit infektiv. Por ka një të veçantë, raporton newsbomb.al.

Çifti ka 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Sot, mbushen plot 40 ditë që të dy prindërit, nuk kanë parë fëmijët e tyre.

Vajza e vogël është 14-muajshe. Nevila e la vajzën e vogël me prindërit e saj kur ajo nuk kishte filluar të ecë. Ndërsa sot, nëpërmjet telefonit, e sheh vajzën e vogël që ka filluar të hedhë hapat e parë. Nevila e ka humbur këtë ndjesi.

Ndërsa nesër, djali i çiftit mbush plot 10 vjeç. As nëna, e as babai nuk do të jenë me të të festojnë ditëlindjen.

Dy ngjarjet kryesore për dy fëmijët e vet, çifti Gjermeni i humbi, për të parë emocionet, lotët e gëzimit dhe dashurinë e prindërve për fëmijët, raporton newsbomb.al.

Kanë një tjetër sfidë: atë të përballjes plot me sakrifica me koronavirusin, dhe me pacientët me covid. Askush prej tyre nuk di të thotë sesa do të zgjasë kjo histori dhe kur do të ritakojnë fëmijët e tyre. Veçse, kur të kthehen në familje, me gjasë, kanë fituar ndaj koronavirusit, i kanë shërbyer njerëzve që kanë pasur më shumë nevojë në këto kohë të vështira, por, kanë humbur, dy ngjarjet kryesore me fëmijët e tyre.

Dhe për këtë, të dy, janë me lot në sy. S’na mbetet shumë për të thënë veçse: FALEMNDERIT, kurajo për sakrificën tuaj kaq të madhe…/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Veliaj të moshuarve: Do të festojmë bashkë pasi të kalojmë këtë situatë (FOTO)
Previous article MUNGESË PAISJESH DHE STAFI/ Spitalet japoneze nuk pranojnë më shtrimin e të infektuarve me Covid-19

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT