• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 miliard lekë dëm/ Tatimet çojnë në Prokurori 54 raste, 72 persona nën hetim
Home
Aktualitet
Drejtësi

4 miliard lekë dëm/ Tatimet çojnë në Prokurori 54 raste, 72 persona nën hetim

19 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturat në varësi të saj, në zbatim të Planit të Masave në kuadër të luftës kundër informalitetit, krahas kontrolleve të aktiviteteve ekonomike në të gjithë territorin është fokusuar në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.
Në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqsore, gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, për disa vepra penale. Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë. Dëmi financiar i shkaktuar si pasojë e këtyre veprave penale përllogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë.

Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale që përfshijnë

-Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë.

-Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872 lekë.

-Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë.

Janë referuar edhe 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë.

Për të gjithë rastet e sipërcituara është arritur të bëhet dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë së paligjshme të këtyre subjekteve. Në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit dhe dërgimin e autorëve për gjykim nga organet e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndërhyjnë mjekët: Nuk duhet të hani më sallatë me kastraveca dhe domate
Previous article Transformohet sërish Elhaida Dani: Vjen më sexy se kurrë më parë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT