• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin
Home
Shëndet

4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin

14 January, 2018 luljetaautor Shëndet

Stresi është një prej faktorëve kryesorë me ndikim shumë të madh negativ jo vetëm në jetën profesionale por edhe në atë personale. Nëse ju nuk gjeni mënyrën sesi ta mbani atë larg, atëherë ai shndërrohet në faktorin kryesor që ndikon në reduktimin e produktivitetit dhe nëse vazhdon t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë ai edhe mund t’ju vrasë në heshjte.

Sigurisht që ka strategji të ndryshme të cilat përdoren si nga njerëz shumë të suksesshëm edhe nga disa të tjerë më pak të suksesshëm, që mundohen të reduktojnë stresin që i shkaktohet nga faktorë të ndryshëm duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e produktivitetit.
Më poshtë do të gjeni 4 prej mënyrave më efikase:

1. Rrisni prodhimin e endorfinës

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin janë ushtrimet fizike. Nuk ka mënyrë më të mirë dhe më efikase sesa aktiviteti fizik, gjatë së cilit trupi çliron endorfinë, e cila ndikon menjëherë dhe ju bën që të ndiheni sa më mirë dhe sa më pozitivë.

2. Mësoni të thoni “jo” më shpesh

Një nga gjërat më të vështira dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të stresit dhe uljen e produktivitetit është fakti që për shumë njerëz si për ata që janë shumë të suksesshëm si për ata që janë më pak është frika ndaj të thënit “jo”. Dhe është pikërisht ky një prej ndryshimeve nga i cili duhet të filloni për të parë edhe zinxhirin e ndryshimeve të tjera pozitive që do t’ju ndjekin. Nëse ju nuk thoni “jo” dhe merrni përsipër detyra që nuk i përmbushni dot, i krijoni vetes stres, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e performancës dhe produktivitetit tuaj.

3. Ndihmoni dikë, tregohuni mirënjohës, jo egoistë

Një ndër gjërat që dëgjojmë më shpesh nga njerëz të ndryshëm është që janë shumë të ngarkuar me punë dhe nuk kanë fare kohë për t’u marrë me asgjë tjetër, sepse shumë prej tyre e mbartin me vete stresin e punës edhe në shtëpi. Kjo mund të jetë e vërtetë, ju mund të keni shumë punë dhe ndiheni shumë të ngarkuar por kjo nuk do të thotë që ju të tregoheni deri diku egoist dhe të mendoni vetëm për veten tuaj sepse mund të ketë shumë persona të tjerë të cilët mund të kenë më shumë nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Merrni miqtë dhe familjarët tuaj në telefon, qëndrojini atyre pranë dhe mundohuni t’i ndihmoni dhe do ta shikoni që në fund do të ndiheni më mirë. Tregohuni mirënjohës ndaj të afërmve tuaj apo miqve tuaj dhe do ta shikoni që jo vetëm ata por edhe ju vetë do të ndiheni më mirë dhe do të harroni që stresi ka qenë pjesë e juaja.

4. Tregoni më shumë të kujdes me ushqimin

Për shumë njerës të stresuar, “kundërhelmi” dhe ngushëllimi më i madh është ushqimi. Por fatkeqësisht konsumimi i produkteve të gabuara dhe aspak të shëndetshme. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm që kur jeni të stresuar të mos konsumoni produkte të tilla, por të mundoheni që ato t’i zëvendësoni jo vetëm me ushqime të shëndetshme por edhe duke u marrë me ushtrime të ndryshme fizike, p.sh të dilni për një shëtitje apo të praktikoni jogën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta
Previous article Ministrja Gjonaj takim me drejtuesit në Lezhë, ju tërheq vëmendje për…

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT