Prokuroria per Krimet e Renda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Hetimi ndaj Llalles ka nisur ne mars 2018 per akuzat e “fshehjes se pasurise”, “mosdeklarim i te hollave ne kufi”, “pastrim parash” dhe “shperdorim te detyres”. Ish- kryeprokurori ka bere ankim ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda kunder zgjatjes se afatit, kerkese qe pritet te shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.


