• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
39 VITE NGA TRAGJEDIA E ‘LIBRAZHDIT’/ Mbytja e 7 aksionistëve. Si u këput ura mbi lumin Shkumbin
Home
Dossier

39 VITE NGA TRAGJEDIA E ‘LIBRAZHDIT’/ Mbytja e 7 aksionistëve. Si u këput ura mbi lumin Shkumbin

20 January, 2018 g.autor Dossier

Fatkeqësisht, do të mbetej si ngjarje vetëm brenda jehonës së grykës së Shkumbinit.
Propaganda e kohës gati do të heshtte!

A thua, sikur të mos ishin jetë njerëzish, që valët e lumit i degdisën deri afër fshatrave të Peqinit. Ishte koha, kur të rinjtë, të thirrur “vullnetar”, kishin mbushur pothuajse çdo monopat e mal. Një panoramë e tillë “entusiazte” do të përjetohej në mesjanarin e acartë të tridhjetë e nëntë viteve më parë , më 1979.

“Skleroza” e harresës ka bërë të sajën.

Vetëm ata, që e vajtuan këtë mort e që e vuajnë ende dhe sot, nuk kërkojnë as “fletë­nderi” e as “kompesim”.

Ata thjesht meritojnë respekt përkujtimor, si për shumkënd, që ka dhënë jetën për lirinë e begatinë e kësaj toke.

Vdekja tragjike e aksionerëve në Librazhd, ende në harresë. 15 Janari 1979. Një muaj i acartë, ku temperaturat shënonin minus 10 gradë. Shkumbini ishte i rrëmbyer.

Aksioni i 150 të rinjve të fshatrave të këtij rrethi do të taraconte brigjet e luginës së Shkumbinit, përgjatë shtrirjes së fshatit Spathar.

Kapanoni i fjetjes për aksionistët do të ngrihej përgjatë shtrirjes së fshatit Spathar. Kalimi në anën tjetër të lumit për të shkuar në punë, bëhej nëpërmjet një ure me tela.

Ky ishte vendkalim, jo vetëm për vullnetarët, por për të gjithë banorët ë zones. Në urën pasarelë aksionistët kalonin grupe­grupe. Një, ndër grupet me 15 veta do të kishte fatin tragjik. Litarët e ndryshkur prej hekuri të urës do të këputeshin në mes. Mbi ujë do të binin bashkë me veglat e punës në krah, plot 15 të rinj aksionistë. Vetëm britmat e të rinjëve në momentin e rënies dhe lufta për mbijetesë mbi valë do të ishte “alarmi” i vetëm tronditës. Në pak minuta thirrjet e tyre për ndihmë u shuan mes valëve të acarta. Imazhet e tyre dukeshin sikur fluturonin mbi dallgë. U hodh kush u hodh e shpëtoi kush shpëtoi. Fati deshi, që gjysma e grupit të shpëtonte.

Gjysma tjetër … u tret mes egërsisë së ujrave gjysëm të ngrira të lumit të Shkumbinit. U deshën muaj angazhime për kërkimin e trupave, të mbytur. I fundit u gjet rastëshisht afër Labinotit të Elbasanit. Ndërsa sot, pas 39 vjetëve harresë, të paktën u kujtuan dy njerëz për ata që ranë në moshën më të re. Nëntë vjet më parë ish-­kryetarët e Komunave Qendër dhe Stravaj, Firdus Kurti e Ardian Zeneli propozuan ngritjen e një memoriali kushtuar jetës së këtyre të rinjve.

Emrat e atyre që humbën në rrjedhat e lumit Shkumbin:

1­ Flutura Allushi 16 vjec nga Dorëzi. Gjetur pas 32 ditësh në Labinot.

Pas një jave në vendin e saj vajti i vëlla në aksion,26 vjeçari, Gani Allushi.

2­ Bule Përrenja, Babje

3­ Mereme Brahja, Dorëz

4­ Fatime Guga, Lunik

5.­Naim Elezi, Stravaj

6.­ Refie Ceni, Bërzeshtë

7.­Ruzhdie Çerri, Farret

Flet Gani Allushit, i cili ka zëvendësuar motrën e tij të mbytur

Gani Allushi: “Unë nuk e harroj atë ditë. Nuk na treguan asgjë për ngjarjen. Më pas më futën në një makinë tip “xhip” nga ato të degës së Brendëshme dhe na nisën. As babi nuk e dinte dhe më pas më dërgun menjëherë në aksion për taracimin e luginës së Shkumbinit në Spathar. Ka qënë 15 janar kur u mbyt motra. Mua më morën në aksion më datën 17 Janar. Dhe që nga ajo kohë asnjë nuk është kujtuar për këta të rinj që kanë humbur jetën.

Një ish-­zyrtar i kohës:

Nuk e di se si u kalua në harresë kjo tragjedi dhe nuk doli asnjëri përgjegjës. Këta djem e vajza adoleshente u mbyten sikur të mos ishin asgjë. Librazhdi në atë kohë ka mbajtur dy herë zi. Një herë për vrasjen e dy poetëve, Blloshmi dhe Leka si dhe një herë për atë të mbytjes së shtatë aksionistëve. Ishte një ditë shumë e ftohtë me një dimër të egër. Aksionistët sapo po ktheheshin nga puna. Kishte përfunduar toga e parë dhe po futej në urën pasarele toga e dytë. Është këputur njëra nga kavot dhe 15 aksionistë ranë në lumë. Të gjithë të rinj. Atë ditë ka qenë njëra nga tragjeditë më të mëdha, që e mban mend gjithë Librazhdi. Sado u bënë përpjekje për shpëtimin e disa prej tyre , dallgët dhe furia e lumit ishte e papërballueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Eja knaqu sipër meje, ma ço...”, imami shfrenon fantazinë me adoleshenten tiranase (+16)
Previous article LËVIZJA E PROKURORËVE/ Marku firmos për NDËRPRERJEN e komandimeve. Ja kush lëviz

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT