• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
300 KUTI ME ILAÇE DHE 200 ARTIKUJ PA ELEMENTË SIGURIE/ Arrestohen pronarët e dy depove farmaceutike në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

300 KUTI ME ILAÇE DHE 200 ARTIKUJ PA ELEMENTË SIGURIE/ Arrestohen pronarët e dy depove farmaceutike në Lezhë

21 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pronarët e dy bizneseve farmaceutike në Lezhë janë arrestuar nga policia. Në pranga përfunduan Aleks Dokaj dhe Sokol Idrizi, të cilët akuzohen për shitje të ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.

Njoftimi:

Lezhë/Një sërë planesh operacionale po zhvillohen paralelisht në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antidote”. Zbulohen dhe goditen 2 raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.

✅Për njërin rast u arrestua një 34-vjeçar që kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro.

✅Për rastin tjetër u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji.

Në kuadër të kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, për të cilat ka indicie se tregtohen mallra/produkte, në kundërshtim me ligjin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Antidote”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.

-u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.

Policia sekuestroi si provë materiale, 300 kutitë me ilaçe dhe 200 artikujt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA EVROPIANE GODET FIFA DHE UEFA/ I jep të drejtë Super Ligës: Futbolli është i lirë
Previous article PLAS KEQ NË BB-VIP KOSOVA/ Edona godet Shqipen me shishe (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT