• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRONAT DHE PËRMBARIMI/ Ministrja Gjonaj në Korçë: Ka ulje të burokracisë dhe luftë ndaj…
Home
Politikë

PRONAT DHE PËRMBARIMI/ Ministrja Gjonaj në Korçë: Ka ulje të burokracisë dhe luftë ndaj…

15 March, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të vizitës në qarkun e Korçës, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë, si dhe prefektin e Qarkut, Dhori Spirollari. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i punës mes pushtetit qendror dhe atij vendor me fokus parësor qytetarët, për tu ofruar shërbime më cilësore, për të luftuar korrupsionin dhe ulur burokracinë. Temat kryesore që u diskutuan ishin pronat dhe përmbarimi shtetëror e privat.

Ministrja e Drejtësisë tha se Agjencia e Kadastrës, e cila është drejt finalizimit, do të zgjidhë gangrenën e trashëguar prej tri dekadash për sa i përket çështjeve me pronën. Por Gjonaj theksoi se gjatë viteve të fundit procesi është përmirësuar ndjeshëm, falë reformave të ndërmarra, fakt që paqyrohet me numrin e lartë të lejeve të legalizuara nga Aluizni, si dhe certifikatat e pronësisë, lëshuar nga ZRPP. Gjithashtu, theksoi se Ministria e Drejtësisë ka filluar tashmë një reformim rrënjësor të profesioneve të lira, duke përfshirë Përmbarimin dhe Noterinë.

Më pas, Ministrja vizitoi edhe godinën e re të hapur së fundmi pranë bashkisë Korçë, ku qytetarët marrin një sërë shërbimesh cilësore. Në një ambient të vetëm e bashkëkohor, të gjitha zyrat e bashkisë dhe pushtetit qendror japin shërbimet e tyre ndaj qytetarëve, zyra e taksave, urbanistika, zyra juridike, drejtoria e kontrollit të territorit, INUV, drejtoria e bujqësisë, qendra kombëtare e biznesit, zyra e gjendjes civile, Aleat, etj. Gjithashtu Ministrja vizitoi edhe sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak të qytetit, e rikonstruktuar tërësisht.

Ministrja Etilda Gjonaj vizitoi edhe ambientet e zyrës së punës, e cila më parë kishte qenë kazino, e tashmë u shërben qytetarëve për t’u integruar në tregun e punës. Shifrat e arritura nga kjo zyrë, tregojnë qartë funksionin dhe frutet e saj. Numri i të papunëve në qarkun e Korçës është ulur me 30% krahasuar me vitin 2017. Gjatë vitit 2018 janë punësuar 2562 qytetarë duke tejkaluar edhe objektivat e vendosur nga zyra qendrore SHKP. Gjatë vizitës, vetë ministrja Etilda Gjonaj takoi një qytetare, e cila sapo ishte punësuar në një biznes privat dhe kishte dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Në fund, por jo për nga rëndësia, Ministrja vizitoi një biznes privat i cili operon në fushën e reklamave dhe produkteve promocionale.
Ervin Vani administrator i sipërmarrjes, falënderoi ministren Gjonaj dhe Qeverinë për uljen e taksës mbi fitimin nga 15% në 5%. Sipërmarrësi tha se falë klimës së krijuar dhe uljes së taksave do të shtojë numrin e punonjësve si dhe do të zgjerojë aktivitetin në tërësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KAMZA/ Kryemadhi: Më thanë që Rama e ka problem që besoj në ZOT. Por unë dua të shpaguaj mëkatet e mia
Previous article OPERACIONI "LAPRAKA"/ Goditen "tregëtarët", si u kapën "MAT" 3 shitësit e drogërave të forta

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT