• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 TERRORRISTËT ITALIANË/ Kërkohen por jetojnë të lirë në vende të ndryshme të botës
Home
Nderkombetare

30 TERRORRISTËT ITALIANË/ Kërkohen por jetojnë të lirë në vende të ndryshme të botës

20 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

30 terroristë italianë të dënuar nga drejtësia italiane fshihen në vende të ndryshme të botës.

Emra e tyre janë në axhendën e punës së ministrit të brendshëm Matteo Salvini e Ministria e Brendshme italiane po punon me shërbimet e inteligjencës për kapjen e nisjen e proçedurave zyrtare të riatdhesimit të tyre në Itali.

Janë 30 terroristë italianë të dënuar e të shpallur në kërkim, por që jetojnë të lirë në vende të ndryshme të botës.

Këtë informacion e bëri publik sot për mediat zyra e shtypit e ministrit Salvini.

14 nga 30 terroristët e shpallur në kërkim fshihen në Francë e objektivi i zëvendës kryeministrit e ministrit të brendshëm Matteo Salvini është ekstradimi i tyre në Itali për të kryer dënimin e marrë nga drejtësia italiane. Shumica e terroristëve italianë fshihen në Francë gjatë kohës së njohur “si vitet e plumbit” në Itali, e për efekt të ashtu quajturës doktrina Mitterrand, e aplikuar në Francë qysh prej vitit 1982 nga Presidenti francez i asaj kohe Francois Mitterrand.

Principet e kësaj doktrine mbrojnë të gjitha ata të dënuar për akte publike terroriste  në Itali gjatë “viteve të plumbit”, pra në vitet 70-80, me kusht që të mos jenë të dënuar për krime të drejtpërdrejta kundër shtetit francez e mos të kryejnë asnjë formë dhune politike.

Sipas doktrinës Mitterrand , shteti italian nuk respektonte në proceset gjyqësore garancitë e të arrestuarve.

Doktrina Mitterand megjithëse është hequr që nga viti 2002, mjaft gjykata franceze vazhdojnë dhe sot të mos lejojnë ekstradimin në Itali të terroristëve të dënuar italianë.

Pak ditë më parë Italia mundi të riatdhesoj nga Bolivia terroristin e së majtës ekstreme Cesare Battisti i akuzuar për 4 vrasje , i dënuar me 2 dënime të përjetshme.

Cesare Battisti u arrestua nga një operacion i Interpolit pas 38 vitesh i shpallur në kërkim, shumicën e të cilave i ka kaluar në liri të plotë në Brazil, ku kishte kërkuar azil politik e i mbrojtur nga regjimi i ish Presidentit brazilian Lula.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIJON TELENOVELA"/ Lori Hoxha i drejtohet me gisht të mesit vajzës me të cilën u shoqërua Visi: Je një k*rvë (FOTO)
Previous article "KOHË TË VËSHTIRA DUHEN SY TË MIRË"/ Rama batuta me pacientët në QSUT: Duket si skuadra e Erjon Braçes (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT