
“Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”.
Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje”.
Nga ana tjetër, shton Manjani, presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe s’mund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.
Për ish-ministrin, tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re dhe shpreson që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar.
Sa për deklaratat e Ramës se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor edhe pa dekret, Manjani shprehet:
“Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara….
Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…
Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”


