• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Veliaj: Saliu, Luli, Mona dhe Iliri takim në Gjirin e Lalzit pazare me Shqipërinë dhe shqiptarët
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Veliaj: Saliu, Luli, Mona dhe Iliri takim në Gjirin e Lalzit pazare me Shqipërinë dhe shqiptarët

16 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Nga Vaqarri, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në një kohë që shumica mendon çdo ditë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, Saliu, Luli, Mona dhe Iliri janë mbledhur te vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, se si të bëjnë pazare për 30 vitet e ardhshme në kurriz të tyre.

“U bënë 4 vjet dhe sa numëruam vetëm këto gjërat e fundit që kemi bërë, por s’e kam parë një herë Lul Bashën në Vaqarr. S’e kam parë ndonjëherë Bujar Nishanin, Sali Berishën, s’e kam parë ndonjëherë Ilir Metën, Monikën, këtu. Teksa, jemi mbledhur këtu për të folur për kopshtet, çerdhet, shkollat, rrugët, për landfillin, i cili sot nuk kutërbon më nga djegia e plehrave, ata janë mbledhur të gjithë tek Gjiri i Lalzit, tek vilat e tyre. Janë mbledhur të diskutojnë si do kthehemi të hënën në Tiranë dhe ç’a poshtërsish do i bëjmë Shqipërisë. Secili me këmbët tek pishina thotë: “Ndoshta na ka ardhur fundi, por duhet të rezistojmë”. Pyetja është: Do fitojë ky takimi ynë këtu, ku po bëjmë planin se çfarë punësh do të bëjmë për 30 vitet e ardhshme, apo fitojë takimi që është duke ndodhur tani tek Gjiri i Lalzit, ku po bëhen plane se çfarë pazari do kapim për 30 vitet që ikën?!”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe demokratëve, duke iu bërë thirrje që të bashkohen me PS, si e vetmja forcë politike që nuk ka tradhtuar asnjëherë interesat e qytetarëve dhe të vendit. “Duhet të fitojë kjo skuadra këtu sepse ekipi që është mbledhur tek Gjiri i Lalzit, i Saliut, i Lulit, i Monës, Ilirit, i kanë punët në terezi. Asnjë nuk ndihet mirë kur partia e vet e tradhton, kur partia e vet e lë punën përgjysmë, kur partia e vet braktis detyrën, kur deputetët ikin në drejtim të paditur, kur anëtarët e t’u të Këshillit Bashkiak s’kanë ardhur për asnjë vendim social, megjithatë unë u them atyre: Merrni zemër se ka një parti si Partia Socialiste, që e mban fjalën, i çon punët deri në fund, që është besnike, parti patriotike”, tha ai.

Teksa, theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, kandidati socialist u shpreh se respektimi i kësaj date i shërben demokracisë së vendit. “Fati është që edhe jeta demokratike ka një afat, çdo 4 vjet duhet të ketë zgjedhje. Dikush mund të ketë punuar shumë mirë, por ama që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera duhet ta pyesë miletin: A kam punuar mirë, duhet të vazhdoj edhe këto 4 vjet? Dikush tjetër në Kamzë ose në Shkodër, mund të mos ketë punuar hiç. E dini që të gjithë kryetarët e PD në bashki rrinë në Tiranë, shkojnë në qytetet e tyre vetëm për të dalë në televizor, por të gjithë jetojnë në Tiranë. Ligji thotë një herë në 4 vjet do vendosni kë duam dhe është logjike, si nuk shtyjmë dot të korrat, si nuk shtyjmë dot fillimin e mësimit, si nuk shtyjmë dot një lindje, nuk shtyjmë dot as lindjen e një pushteti të ri, që të qeverisë Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Tropojën, Përmetin, Tepelenën, Korçën, Sarandën”,deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se dy pleq të mbaruar si Saliu dhe Petrit Vasili, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare. “Miqtë e mi, janë mbledhur aty te Gjiri i Lalzit këtë fundjavë, se ata në fundjavë s’merren fare me këto punë, revolucioni i tyre fillon vetëm kur kthehen në Tiranë, dhe diskutojnë njerëz që në fakt Shqipëria i ka bërë kryeministra, presidentë, Kryetarë Kuvendi, Shqipëria i ka bërë ambasadorë, deputetë, nga këta pleqtë perversë si Saliu, si Tit Vasili, që rrinë tërë ditën në facebook: shpif njëri që vdiq një gardist, shpif tjetri që u helmua një shkollë, shpif e shpif se diçka do ngelet, duke menduar që njerëzit janë budallenj. Njerëzit e kuptojnë që dy pleq të mbaruar me prostatë, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare”, deklaroi Veliaj nga Vaqarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Fury si Apollo Creed, "pushton" Amerikën
Previous article DUELI U ZHVILLUA NË LAS VEGAS/ Ja sa miliona dollarë fituan Fury dhe Schwarz

k.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT