• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Veliaj: Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhen këtë dielë fitojmë 4 nga 6 bashki
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Veliaj: Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhen këtë dielë fitojmë 4 nga 6 bashki

3 December, 2021 Delo.autor Politikë

Tashmë që Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për zgjedhjet 30 Qershorit topi është në fushën e presidentit Ilir Meta për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Erion Veliaj drejtues politik i PS Tiranë në një intervistës për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu fillimisht komenton vendimin e kushtetueses.

Muhamed Veliu-Cili është komenti juaj për vendimin  e Gjykatës Kushtetuese?

“Vendimi i gjykatës ishte vetëm përforcues, i vendimit të “Venecias”, i vendimit të KQZ-së dhe i njohjes publike të zgjedhjeve. Çdo gjë ka një afat skadence dhe çdo punë e jona e ka një kontratë. Kur kontrata mbaron, ose duhet të ketë një ripërsëritje të kontratës ose intervistohet të vijë në punë dikush tjetër”, tha Veliaj.

Muhamed Veliu-PS e ka traditë bërjen e sondazheve. Nëse këtë të dielë në 6 bashki zhvillohen zgjedhjet sa bashki fiton e majta?

“E majta merr automatikisht katër nga gjashtë bashki dhe për dy të tjerat jemi “kokë më kokë”, sepse gjykoj që mungesa e fokusit nga problemet e njerëzve të kundërshtarëve tanë dhe fokusi për foltore dhe karrige ka bërë që publiku të kuptojë shumë qartë se kush janë ata që po luftojnë me ide dhe plane për të përmirësuar qytetet dhe kush është duke luftuar për një karrige”, tha kryebashkiaku Veliaj

Alfred Rrushaj kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha për Top Channel  se janë duke e studiuar vendim e gjykatës kushtetuese dhe do të kenë një reagim zyrtar. Zoti Rrushaj theksoi se kur të shpallen zgjedhjet do jemi te gatshëm të marrim pjesë dhe të fitojmë.

Presidenti  Ilir Meta ka deklaruar se do marrë kohen  e  nevojshme për  te studiuar vendimin e kushtetueses. Pas këtij vendimi është radha e kreut te shtetit te shpalle zgjedhjet e reja për 6 bashkitë pa kryetar të zgjedhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE/ Manastirliu: Dyfishim të pagesës për ata që ndjekin shkollën
Previous article LABORATORI I HEROINËS NË HAS/ SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit. Kërkohet 55 vite burg gjithsej

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT