• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 Qershori, si “Trekëndëshi i Bermudës” shqiptare!
Home
Politikë

30 Qershori, si “Trekëndëshi i Bermudës” shqiptare!

18 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

E hëna e kësaj jave, 17 Qershor 2019, nuk ishte një ditë si gjithë të tjerat për politikën shqiptare.
Ajo duhet të shënohet diku në ditarët e zhvillimeve politike të postkomunizmit në Shqipëri, si kulmimi i një përplasje të 30 viteve të fundit, në luftën finale për dominimin e skenës së madhe të vendit, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Ishte dita ku u përplasën si kurrë më parë jashtë një gare elektorale, tre liderët, që përfaqësojnë tri polet kryesore politike dhe të pushtetit në Shqipëri.
Edi Rama u vu përballë provës së legjitimitetit të qeverisjes, në njërën nga lojërat më të pista të propogandës, së realizuar më parë nga kundërshtarët e tij të egër. Gazeta gjermane “Bild”, botoi përgjime të ofruara nga PD prej asaj që njihet si dosja 184 e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës. Synimi është që PS të bëhet pis me çdo çmim për maipulim zgjedhjesh e blerje votash. Opozita vetëm tani po e ngre këtë pretendim, ndërkohë që SHBA e BE kanë deklaruar se Parlamenti ka dalë nga zgjedhjet e lira dhe qeveria e Edi Ramës, është legjitime. Eshtë hera e parë që një kryeministri shqiptar, i publikohet përgjimi i telefonit.
Lulzim Basha refuzoi që të paraqitej në Prokurori, ku ishte ftuar për ti komunikuar marrjen të pandehur për një çështje të hetuar edhe nga FBI, për lobimin në emër të PD në SHBA, me para me prejardhje ruse. Eshtë hera e parë për një lider opozite në Shqipëri, meret i pandehur për një akuzë të tillë, në vendin më pro amerikan të Europës.
Ilir Meta, një takim me përfaqësuesit e trupit diplomatik të BE në Tiranë, ku citohet të ketë thënë se nëse nuk zbatohet dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, do urdhërojë ushtrinë që të dalë në rrugë për të ndaluar popullin të votojë. PS depozitoi në Parlament kërkesën me firmat e deputetëve për nisjen zyrtare të procedurës së shkarkimit të tij për shkelje të rënda kushtetutese. Eshtë hera e parë që një President Republike i nënshtrohet një procedure të tillë në Shqipëri.
Kemi hyrë në këtë mënyrë në zonën e “Trekëndëshit të Bermudës” së politikë shqiptare. Ajo njihet ndryshe edhe si “Trekëndëshi i Djallit” apo “Trekëndëshi i Mallkuar”. Një udhëtim politik që do të zgjasi deri më 30 Qershor.
E sigurtë është se më 1 korrik e tutje, nuk duket që të ketë asnjë shans që të vijojnë rrugëtimin e tyre politik të tre bashkë. Ose Edi Rama nga njëra anë, ose Lulzim Basha (Sali Berisha), Ilir Meta (Monika Kryemadhi) do të triumfojë.
Loja ka filluar. Jemi në finalen e numërimit nga poshtë. Këto 12 ditët në vijim deri atëherë, nuk janë asgjë për jetën e gjithkujt prej nesh. E sigurtë është që ato do të jenë gjithçka, për të ardhmen e Shqipërisë!

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Vendimi për të sulmuar KZAZ është marrë në mbledhjen e fundit të kryesisë PD
Previous article JO MË NË NGJYRË TË BARDHË/ Tendenca që po bën namin këtë verë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT