Prej më shumë se nje muaji opozita jashtëparlamentare po tenton me çdo kusht të bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit.
Duket se perpjekja më e madhe vjen nga Partia Demokratike e cila ndjek hap pas hapi kryeministrin Rama në takimet e tij elektorale, qytet pas qyteti.
Thënë Partia demokratike pasi LSI me ne krye Monika Kryemadhin duket se eshte terhequr nga kjo perpjekje për “luftë”.
Asnjë nga eksponentet e LSI nuk ndodhet në antimitingjet që PD organizon në qytete.
Vetëm dy dite me pare, ish deputetja e LSI Erisa Xhixho duket se shprehu një terheqje sa i perket 30 qershorit kur deklaroi “E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor”, shkruan Xhixho.
Ajo që vihet re eshte se sa herë Presidenti Ilir Meta, dikur kryetar i LSI dhe njeherazi edhe bashkeshort i Monika Kryemadhit, bëhet protagonist, vetë kryetarja e LSI zgjedh të “hesht” duke i lënë vendin atij.
Përgatiti: AlpeNews.al


