• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Rezultati përfundimtar, PS merr 70 % të këshilltarëve
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Rezultati përfundimtar, PS merr 70 % të këshilltarëve

7 July, 2019 F.autor Politikë

Veç drejtimit të 60 bashkive të vendit, Partia Socialiste ka arritur të fitojë 70 % të mandateve të këshillave bashkiakë. ABC News ka siguruar të gjitha të dhënat zyrtare të KQZ për parlamentet lokalë, ku forcë e dytë rezulton partia e Tom Doshit, ndërsa alternativa opozitare, Bindja Demokratike, ka siguruar vetëm 1.5 % të vendeve në këshilla.

60 kryebashkiakët e zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste, nuk do të kenë probleme në menaxhimin e pushtetit të tyre lokal, kjo pasi selia rozë ka arritur të sigurojë shumicë dërrmuese të këshillave bashkiakë në cdo bashki të vendit. Sipas të dhënave zyrtare që ABC News ka siguruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Edi Rama ka fituar 70 % të mandateve lokale.

Në mbarë vendin janë zgjedhur 1 619 këshilltarë, nga të cilët 1 136 i ka fituar Partia Socialiste. Në dy bashki, në Delvinë dhe Konispol, PS i ka fituar 100 % të karrigeve të këshilltarëve.

Alternativa kryesore opozitare përballë Edi Ramës ka arritur të sigurojë vetëm 24 mandate këshilltarësh, që përbëjnë 1.5 % të totalit.

Nga të dhënat rezulton se Partia e dytë në rang kombëtar, pas sociaslitëve të jetë partia Social Demokrate, që pas tërheqjes së Gjinushit, praktikisht drejtohet nga deputeti Tom Doshi. Kjo parti ka siguruar 81 mandate, ose 5 % të totalit.

Numrin më të lartë të këshilltarëve, kjo parti e ka në Shkodër dhe Vaun e Dejës, zona ku Doshi ushtron dhe influencën e tij më të madhe politike.

Partia e tretë, që ka vetëm 2 mandate më pak se sa partia e Doshit, është Demokracia Sociale e Paskal Milos. Kjo parti ka fituar 79 mandate, ose 4.8 % të totalit, e cila një shtrirje me 1-3 mandate në mbarë vendin.

Me këto shifra PS do ta ketë të lehtë të garantojë shumicën në këshillat bashkiakë, një element i domosdoshëm që kryetarët të mund të kalojnë buxhetet apo projektet e debatueshme.

MANDATE NË MBARË VENDIN 1619 100%

;PARTIA SOCIALISTE 1,136 – 70%;PARTIA SOCIALDEMOKRATE 81 – 5 %;PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE 79 – 4.8 %;BINDJA DEMOKRATIKE 24 – 1.5 %.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABISIN STUDIMET/ Ja përse disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën
Previous article FINALJA E COPA AMERICA/ Brazil shihet si favorit, ndërsa Peru vjen "surprizë" (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT