• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ “Meta nuk mund të lejohet më të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje”
Home
Politikë

30 QERSHORI/ “Meta nuk mund të lejohet më të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje”

29 June, 2019 F.autor Politikë

Nga Alban Zeneli

Të dashur miq,

Nesër është data 30 qershor.

30 qershori është ditë zgjedhjesh ndaj u uroj gjithë shqiptarëve një proçes zgjedhor sa më transparent, të qetë e të lirë.

SHBA dhe BE kanë mbështetur fort zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Fatkeqësisht opozita i gjymtoi këto zgjedhje me mospjesëmarrjen e saj, ndërsa Edi Rama i ka gjymtuar dhe po i vret përfundimisht këto zgjedhje si delinkuent elektoral recidivist që është.

Asnjë parti politike shqiptare në vendin tonë nuk ka demokraci të brendshme dhe nuk e ka të shenjtë brenda saj as pluralitetin e mendimeve, as lirinë e zgjedhjes, as konkurencën e as shenjtërinë e votës.

Prandaj krimi elektoral duhet të jetë shtysa bazë e nisjes së çdo reforme në Shqipëri.

Po nuk i dhamë përgjigje shqiptarëve duke ndëshkuar krimin elektoral, nuk u japim dot shqiptarëve asnjë reformë e asnjë përgjigje për asgjë.

E ritheksoj, Dekreti antikushtetues i presidentit Ilir Meta është pjesë e lëvizjes antizgjedhje dhe përbën krim elektoral.

Ilir Meta nuk mund të lejohet më që të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje në Shqipëri.

Gjithashtu, nuk mund të tolerojmë që krimet elektorale që janë bërë në të shkuarën sikurse janë edhe pasqyruar e bërë publike nga përgjimet e mediave vendase e të huaja, nuk mund të lihen e tolerohen pa ndëshkim ligjor, moral dhe politik.

Ripërsëris dhe ritheksoj kërkesën time se asnjë zhvillim parlamentar nuk mund të jetë më normal dhe frytdhënës pa shkarkimin e Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Reformë Zgjedhore me delinkuentin elektoral Damian Gjiknuri nuk mund të ketë e nuk do të ketë.

Nga ana tjetër, vërehet një trysni e shantazh nga Qeveri Rama ndaj administratës për zgjedhjet e së dielës.

I bëjmë thirrje kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij, se po mbajmë shënim gjithçka që po ndodh me këto zgjedhje.

Natyra e tyre recidiviste e krimit elektoral nuk do të tolerohet.

Opozita parlamentare nuk do të tolerojë asnjë devijim nga parimet dhe vlerat më të mira të lirisë sipas standarteve europiane dhe perëndimore.

Java që vjen, do të jetë java e ballafaqimit në Kuvend e Opozitës Parlamentare me Qeverinë Delinkuencës Elektorale Recidiviste.

Nuk do të heshtim.

Nuk do të tolerojmë.

Krimi elektoral duhet ndëshkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHEFI, DJALI I SHEFIT APO..."/ Vajza është shtatzënë, por nuk di babain
Previous article 30 QERSHORI/ Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në 53 KZAZ

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT