• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI I  “VULOSUR”/ Veliaj: Mezi pres t’iu shërbej…
Home
Politikë

30 QERSHORI I “VULOSUR”/ Veliaj: Mezi pres t’iu shërbej…

27 June, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Pas një fushate model në çdo lagje dhe fshat, kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbylli sot në sheshin “Europa” fushatën e tij elektorale, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të kryeqytetit për të vijuar projektin e Tiranës europiane edhe për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se tashmë nuk ka më asnjë dyshim se në 30 qershor e gjithë Tirana dhe Shqipëria do të votojnë kandidatët e koalicionit të majtë dhe Partinë Socialiste. Ai u shpreh se tashmë pas KQZ-së e Kolegjit Zgjedhor, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vulosën 30 qershorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

“Deri sot mund të kishte njerëz që mund të kishin dyshime, mund të kishte njerëz që kishin hamëndësime, mund të kishte njerëz që kishin një ndrojë, por e tha KQZ, e tha Gjykata, e tha edhe Amerika: Në datën 30 qershor Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shkojë të votojë për punën dhe jo për dhunën, do të shkojë të votojë për ndërtimin dhe jo për shkatërrimin, do të shkojë të votojë për dashurinë dhe jo për zjarrin, do të shkojë të votojë për ta çuar Tiranën dhe Shqipërinë lart dhe jo ta ulim poshtë dhe ta rrënojmë atë. Do votojmë djem dhe vajza që në emër të PS-së do të kemi shumicën në Këshillin tonë Bashkiak për të marrë vendimet tona të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se mezi pret që me votën e qytetarëve në 30 qershor ta çojë Tiranën edhe më përpara në rrugën e saj të transformimit të nisur në këto 4 vite të këtij mandate të parë. “Për mua dhe për skuadrën time, ka qenë një privilegj, ka qenë një mision dhe ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm t’iu shërbeja në këto 4 vite si shërbëtor i Tiranës dhe i tironsve. Por mezi pres nëse më jepni besimin mua dhe skuadrës ne të fillojmë 4 vite të tjera”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË FATI/ Moderatori shqiptar takon Cersein e "Game of Thrones" (FOTO)
Previous article NXJERR BLOF METËN/ Basha: Pa ikur Rama ne NUK marrim pjesë...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT