• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Balla: Lulin e futi Saliu kollovar, ka të drejtë Topalli, pas 30 qershorit, ikën Basha, rilind edhe PD-ja
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Balla: Lulin e futi Saliu kollovar, ka të drejtë Topalli, pas 30 qershorit, ikën Basha, rilind edhe PD-ja

21 June, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Paprit, duke iu referuar përplasjeve në KZAZ, tha se forca e ligjit do të veprojë dhe askush s’do të mund të ndalë popullin të shkojë të votojë.

“Do të shihni një deklaratë të OSBE, e cila është shprehja më kuptimplotë e dënesës që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i bën sulmeve të djeshme dhe të sotme përkundrejt KZAZ-ve.

Unë nuk kam shkuar kurrë mirë më Jozefina Topallin, por nuk ka njeri dyshim që Jozefina Topalli është më demokrate se Lul Basha sepse, në fund të fundit, Jozefina ka qenë aty prej ditës së parë. Lulin e futi Saliu kollovar.

Por ama, si një shkodrane, 24 karatshe, demokrate 100%, e tha shumë mirë dhe shumë qartë; Nuk mund të ketë Shkodra asgjë të përbashkët me zjarrin në shkolla, përkundrazi, Shkodra është djep i kulturës.

E them këtu, sepse edhe në Elbasan ka ca syresh që mund të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Por po ua them shumë qartë, forca e ligjit do të veprojë shumë fort.

Të qëllosh me gurë kundër parlamentit, të tentosh t’i vesh zjarrin parlamentit dhe t’u vesh zjarrin shkollave, këtë nuk e bën as pushtuesi.

Këtu nga Papri, t’i bëjmë thirrje të gjithë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, sot, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të bashkuar për të organizuar një proces votimesh model dhe të jeni të sigurt që përtej 30 Qershorit do të kemi mundësinë të shohim edhe Partinë Demokratike të rilindë pasi Luli të ketë ikur”, deklaroi Balla.

PS garon në Elbasan me Gledian Llaten, i cili para banorëve të Paprit prezantoi disa nga projektet e tij për zhvillimin e kësaj zone.

Në fund të fjalës së tij, Balla kërkoi angazhim maksimal për organizimin e një procesi zgjedhor model.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA LONDRA NË PARAJSËN TROPIKALE/ Ja destinacioni përrallor ku po pushojnë Marina dhe Getoari
Previous article KUJDES/ Simptomat që tregojnë se keni nevojë urgjente për vitamina

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT