• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
3 akuzat për të cilat po hetohet Tahiri, lëvizjet në Prokurori para kërkesës për arrest shtëpie
Home
Shqipëri

3 akuzat për të cilat po hetohet Tahiri, lëvizjet në Prokurori para kërkesës për arrest shtëpie

13 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili është në hetim për “Korrupsion pasiv” dhe “Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Mund të thuhet se ai ka qenë ndër ministrat më të sulmuar nga opozita për qeverinë “Rama I”. Mirëpo, gjithçka u kthye kundër tij më 17 tetor 2017, kur opozita publikoi të plotë dosjen e Prokurorisë së Katanias për grupin e Moisi Habilajt, të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge.

Në dosjen voluminoze, trafikantët ishin përgjuar, teksa përmendin Tahirin si person me imunitet dhe i afërt me ta.

Sakaq, pak ditë përpara se të kërkohej nga Gjykata e Krimeve të Rënda arrestimi i Tahirit, Kryeprokurorja Arta Marku vendosi të shkarkojë nga posti drejtues i Krimeve të Rënda, prokurorin Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit është edhe prokurori që ka në dorë dosjen Tahiri. Shumë u aludua për shkarkimin e tij pa motivacion zyrtar, por Hajdarmataj, në një prononcim për “Panoramën”, tha se dosja “Tahiri” do të hetohej deri në fund dhe se ajo vijonte të ishte e tija.

Në krye të Krimeve të Rënda u komandua Donika Prela, që vjen nga Prokuroria e Durrësit.

Edhe kjo prokurore ka pasur në dorë dosje të rëndësishme, si ajo e Adriatik Llallës që është transferuar te Krimet e Rënda dhe çështja e ekstradimit të Nezar Seitit, që shihej si dëshmitar kyç në dosjen “Tahiri”.

Duket se këto lëvizje nuk e kanë zbehur aspak hetimin për dosjen Tahiri nga ana e prokurorëve Hajdarmataj, Imeraj dhe Osmani, që iu drejtuan Gjykatës me arrestimin e Tahirit. Megjithatë, Gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merr fund dilema! Ky do të jetë trajneri i ri i Arsenalit
Previous article Manchester United sulm frontal për të ofruar Neymar, anglezët kanë gati një mega ofertë për brazilianin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT