Gjykata Penale e Tiranës ka regjistuar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Padia përfundoi në Gjykatën e Tiranës pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca e parë për këtë padi do të zhvillohet në mes të tetorit, bëjnë me dije burimet. Padia e Ballës do të shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Hoxha është njëherazi kryetari i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë.


