• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3.4 MILION EUROT E SEKUESTRUARA NE DURRES/ DETAJET që i nxorrën zbuluar transportuesit e parave
Home
Breaking News

3.4 MILION EUROT E SEKUESTRUARA NE DURRES/ DETAJET që i nxorrën zbuluar transportuesit e parave

25 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

U zbulua ditën e sotme porositësi i vërtetë i automjeteve Toyota Yaris ku u gjetën 3 MILION e 470 MIJE EURO, ditën e djeshme në Durrës.
Emri i porositësi ALBAN MOLLAYMERI doli pas dokumentave doganore pasi fillimisht u pretendua se automjetet e mbushura me para ishin porositur nga një biznesmen kosovar.

Një tjetër DETAJ që i nxorri zbuluar transportuesit e parave ishte që 7 automjetet e porositura e kanë origjinën nga Gjermania dhe jo nga Belgjika siç kanë deklaruar fillimisht poseduesit e tyre.

Nga dokumentet rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një sërvis makinash dhe një kompani trasnporti.

Ndërkaq dy makinat e tjera, një Opel dhe një Alfa Romeo qe ishin mbi kamion bisark bashke me 7 Toyotat, janë porositur prape në koncensionarin Doci por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave, me orgjinë nga trafiku i drogës.


Detaji që e bënë akoma edhe më të dyshimtë ngjarjen është aktiviteti i porositësit Alban Mollaymeri i cili, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave.

Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjera fshihen pas tyre.Shuma e eurove ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.

Veprimet e para për këtë dosje hetimore janë kryer nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, e më pas ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë prokuorisë për krimet të rendë në Tiranë.
Ndërkoh në pranga janë vendosur tre persona, shooferi i kamionit që transportonte automjetet Agim Ceka, Pronari i kamionit dhe kompanisë së transportit Edi Lika (Çani) dhe djali i tij që shoqëronte shoferin e kamionit  Klevis Lika (Çani).

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli i Koresë së Jugut humbet ndeshjen kundër Gjermanisë
Previous article LUTFI DERVISHI/ BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT