Pas letër porosisë së belgëve lidhur me dosjen “Toyota Auris”, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon “OK” e gjykatës që të marrë në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha. Seanca është duke u zhvilluar tek Krimet e Rënda e drejtuar nga Luan Hasnezirin, e cila përkon me të njëjtën ditë kur opozita do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare. Pak ditë më parë, ministria e Drejtësisë përcolli letër porosinë e belgëve për të marrë në pyetje 10 persona, mes tyre edhe kryedemokratin.
Hetimi për “Toyota Auris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 mln euro po kryehen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim kanë janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred dhe Vladimir Vladi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim të operacionit në Durrës ku u bllokuan 3.4 milionë euro. Burime pranë prokurorisë konfirmuan për Report Tv se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për liderin e PD për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me 3.4 milionë euro.
Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 mln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.
Deklarata e Bashes në datë 21 qershor në Kuvend, për të cilën e kallëzoi Balla


