Festat e nentorit duket se nuk i kanë gjetur dhe aq mirë demokratët. Kjo pasi që prej ditës së djeshme, nuk ndalen me “gafat” ku ngatërrojnë ditët, datat dhe bëjnë lëmsh me të tyren edhe historinë.
Nisi me Lulzim Bashën, sipas llogarive të të cilit në duhej të festonim dje 46 vjetorin e Pavarësisë.
Vijoi me Luan Baçin që u shpreh se Skëndërbeu e ngriti flamurin në Vlorë, e duket se me “shpresë” mund të mbyllet me Voltana Ademin, videon e së cilës e keni mëposhtë, si dhe reagimin epik të kryeministrit Rama.
/AlpeNews.al


