Kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, zhvilluan homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni ata u panë mjaft miqësorë me njëri-tjetrin ku nuk munguan shtrëngimet e duarve dhe buzëqeshjet.












