Lulzim Basha uron 27 vjetorin e themelimit te PD.
“Levizja e dhjetorit, pluralizmi politik, krijimi i PD jane permendorja me e bukur e demokracise se re shqiptare. Basha nderon themeluesit dhe drejtuesit qe nuk jane me Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Arben Broci, Ali Spahia; Sokol Olldashi, Ferdinand Pone”.
Basha mirenjohje per themeliesit Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin etj.
Basha vecon Berishen: “Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë”.
Basha u shpreh: “Ky nuk eshte dhjetor si gjithe te tjeret, sepse vjen në vitin e krimit të madh zgjedhor të 25 qershorit, qe ishte nje regres i jashtëzakonshëm”.
“Per PD ne 27 vjet ka patur edhe skenar eliminimi. Por Nga çdo vështirësi, nga çdo rrëzim, ajo është ngritur më e fortë. Basha-Pavarësisht sfidave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të riniset në Fillime të reja, sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet. Basha- Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia. Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja do të na çojnë në fitore.
Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurt dhe e afërt! Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrën tuaj, të çdo demokrati, dhe të çdo qytetari shqiptar. Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona të vështira kur Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por ne prapë qëndruam! Qendresa jone po na jep shperblim. Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale, të shpërbërjes së genjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko-qeveria në pushtet.
Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë:
1. Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike.
2. Kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë.
3. Angazhimi i bandave si struktura elelektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit.
4. Blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit. Këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajtures fitore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë.
Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtres dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre”.
Basha flet per marreveshjen e 18 majit ku thekson se: “Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt”.
Basha, sakaq ftoi cdo demokrate dhe demokrat, “krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë. Në themel të këtij projekti le të vendosim parimet e demokracisë, transparencës, vendim-marrjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënies si parimet që do të udhëheqin partinë tonë. Me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i të keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë. Le të jetë kjo ditë e 27 vjetorit tonë, dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrate për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re”.


