PS e Tiranës festoi 27-vjetorin e krijimit të saj!
Themelues, anëtarë, deputetë dhe figura historike u mblodhën në një ceremoni festive.
Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla tha se çdo socialist sot ndihet krenar për arritjet e kësaj force politike, ndërsa tha se tashmë beteja është anëtarësimi ne BE.
Balla: Pas 27 vitesh jemi me kokë lart dhe më të bindur se kurrë se ne jemi e vetmja forcë ndryshuese europiane në Shqipëri. Socialistët shqiptarë janë krenarë për shpresën që ende mbajnë ndezuar në këtë vend, të cilin një bandë mjeranësh përballë nesh ende mendon se mund ta mbajë peng.
Teksa tha se e vetmja forcë politike me vizion dhe motiv europian është PS, Balla krahës punës së qeverisë në këto 5 vite vlerësoi edhe punën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndërsa sulmoi kryetarin e opozitës.
Balla: Socialistët shqiptarë janë po aq krenarë që me rikthimin tonë në krye të bashkisë së Tiranës në 2015, kryeqytet i cili rrezikonte të asgjesohej nga gërrhimat e gjumit të Bashës sot po kthehet në një nga destinacionet kryesore europiane të turizmit.
27 vjetorin e PS, e uroi nga FB edhe ish-kryetari i PS për Tiranën Saimir Tahiri, i cili thotë se këto janë momente të vëshitra për të, por ndoshta dhe për shumë socialistë të tjerë, por sipas tij ringritja është e sigurt dhe jo shumë vonë.