Jani Rustemaj 27-vjeçari i cili përfundoi në koma pas arrestimit nga policia e Tiranës për vjedhjen e një tapeti dyshohet të jetë përdorues i heroinës.
Sipas Report Tv, bazuar në burimet e QSUT, duke qenë se 27 vjeçari shfaqi shqetësime është përdorur metadom, gjë që ka shkaktuar gjendjen e komës.
“Më 17 prill ora 04.00 e mëngjesit Jani Rustemaj ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore, në kushtet e insuficensës respiratore. E ka sjellë urgjenca kombëtare shoqëruar nga forcat e policisë.
-Menjëherë është futur në reanimacion, ku ndodhet dhe aktualisht, parametra jetësor pak më të përmirësuar por edhe pas 15 ditësh ai nuk është zgjuar.
-Dyshohet se 27 vjeçari ka qenë përdorues i varur heroine dhe sipas kartelës mjekësore të tij, pas qëndrimit në bllokun e sigurisë pa konsumuar lëndën narkotike ai ka shfaqur shqetësime dhe me qëllim qetësimin është përdorur metadom. Nga kjo, ai ka shfaqur shqetësime gjë e cila ka sjellë edhe situatën aktuale në të cilën ndodhet.
-Shpresat janë që ai mund të zgjohet por ende është e pa qartë prognoza neurologjike.”- thuhet nga burimet.


