• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
26 USHTARË KOLUMBIANË DHE 2 AMERIKANË EKZEKUTUAN PRESIDENTIN E HAITIT/ Policia u nxjerr fytyrat dhe armët e krimit! Nis konflikti…
Home
Nderkombetare

26 USHTARË KOLUMBIANË DHE 2 AMERIKANË EKZEKUTUAN PRESIDENTIN E HAITIT/ Policia u nxjerr fytyrat dhe armët e krimit! Nis konflikti…

9 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një skuadër e përbërë nga ish-ushtarë profesionistë të Kolumbisë dhe 2 amerikanë kanë ekzekutuar 2 ditë më parë në rezidencën e tij, presidentin e Haitit, Jovenel Moise dhe plagosi rëndë gruan e tij, Martine Moise.

Ky grup ishte i përbërë nga 26 ish-ushtarë kolumbianë dhe 2 amerikanë, të cilët në mënyrë të organizuar kanë ekzekutuar presidentin, duke sjellë kaos dhe trazira në vend. 8 nga të dyshuar janë në arrati, 17 janë arrestuar mes tyre dhe amerikanët dhe 3 të tjerë janë vrarë, ka njoftuar policia vendase, teksa bënë publike, fotot e autorëve, pasaportat e tyre kolumbiane si edhe prova të tjera që konfirmojnë se janë autorë të këtij sulmi.

Një konfirmim ka ardhur edhe nga qeveria kolumbiane, e cila në një deklaratë për mediat ka pranuar se të paktën 6 prej tyre kanë qenë pjesë e ushtrisë së tyre, si edhe shprehën gatishmëri që do të ndihmojnë Haitin në hetimet. Nga ana tjetër, Departamenti i shtetit në SHBA, nuk kanë konfirmuar se asnjë nga shtetasit e saj ishin arrrestuar.

“Të huajt erdhën për të vrarë presidentin tonë. DO të forcojmë teknikat tona të hetimit për të vënë në pranga dhe 8 personat e tjerë që janë në hetim”, ka një prej zyrtarëve të policisë, Charles.

Ajo çfarë është ende e paqartë janë motivet dhe ai që ka urdhëruar e organizuar këtë ekzekutim.

Zonja e parë Martine Moise dhe presidenti i Haitit Jovenel Moise

Kush do të drejtojë vendin?
Në Haiti, pas ekzekutimit të Jovenel Moise kanë lindur trazira se kush do të drejtojë vendin. Sipas ligjit, i takon kreut të Gjykatës së Lartë për të zënë vendin e presidentit, tashmë të ekzekutuar, por ai ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Është propozuar që drejtimin ta marrë kryeministri i vendit, mirëpo edhe në këtë drejtim sërish ka një mosmarrëveshje. Kjo sepse gjatë 4 viteve të tij në detyre, Moise ka ndërruar 6 kryeministra dhe të 7-tin e kishte emëruar 1 ditë para se të vritej. Ai është Ariel Henry, i cili nuk është betuar ende, por këmbëngulë që ai duhet të marrë detyrën. Kryeministri i përkohshëm në detyrë, Joseph nuk është i këtij mendimit. Për BBC, Joseph ka deklaruar se duhet të jetë ai që drejton vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, që priten të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Trazira në Haiti pas vrasjes së presidentit

Si ndodhi sulmi?
Jovenel Moise u ekekutua me 12 plumba në rezidencën e tij mbrëmjen e 7 korrikut, teksa mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja Martine Moise. Zyra e presidentit dhe dhoma e gjumit u plaçkitën dhe kreu i shtetit u gjet i shtrirë me shpinë, i mbuluar me gjak.  Tre fëmijët e çiftit, Jomarlie, Jovenel Jr dhe Joverlein, thuhet se janë në një “vend të sigurt”, kanë deklaruar zyrtarët. Edhe para vrasjes së Presidentit Moise, situata në Haiti u karakterizua nga paqëndrueshmëria dhe kishte protesta të gjera duke kërkuar dorëheqjen e tij. Zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në tetor 2019, por Moise me anë të një dekreti i anuloi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISIN ZYRTARISHT FLUTURIMET NGA AEROPORTI I KUKËSIT/ Rama publikon PAMJET: Porta e dytë e qiellit të Shqipërisë...
Previous article FINALJA E "EURO 2020"/ Për kompanitë e basteve favorite është… Anglia

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT