• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Veliaj: LSI merr vota të majta dhe i çon në prehrin e Saliut
Home
Politikë

25 PRILLI/ Veliaj: LSI merr vota të majta dhe i çon në prehrin e Saliut

25 February, 2021 F.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në turin e tij në çdo njësi, u ndal sot në Njësinë 4, ku u takua me familje të ardhura ndër vite në këtë zonë, kryesisht nga Skrapari. Veliaj u shpreh se është e turpshme se si ende sot abuzohet me prejardhjen e qytetarëve të Tiranës, duke e kthyer këtë edhe në një argument për të kërkuar votën.

“Më është dukur turp i madh kur dikush, për çështje politike, abuzon me prejardhjen e një komuniteti. Prej kohësh thuhej se kush është nga Skrapari, është me Ilir Metën. Po pse? Unë besoj se kush është nga Skrapari, apo Berati, Gjirokastra, Shkodra, apo tropoja, është me të mirën, me të drejtën, me punën, është me familjen e tij dhe do më të mirën për kombin e tij, është patriot, por nuk është i lidhur me një person sepse nuk ka rëndësi nëse kemi lindur në Shkodër apo Skrapar. E mira e Tiranës është bashkimi i qytetarëve, si një mozaik i bukur i atyre që vijnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, për të krijuar një komunitet këtu”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se LSI hiqet si parti e majtë, por në fund votat i çon në prehrin e Saliut. “Nëse partia jote nuk punon, nëse partia jote ikën nga Parlamenti, nëse partia jote, siç ka bërë LSI, ikën nga Bashkia, nga këshillat bashkiakë, nëse partia jote merr vota të majta dhe ia çon Saliut në prehër – pra kandidojnë si të majtë e më pas shkojnë e bëjnë duvanë e Saliut – pse? Kjo është një parti që hiqet si e majtë dhe shkon e bën lojën e Saliut, shkon e çon vota në prehrin e Saliut dhe gënjen qytetarët me një logo të shpërfytyruar të së majtës për të sjellë Saliun në pushtet”, deklaroi Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, edhe vetë qytetarët e kanë kuptuar fyerjen që po u bëhet dhe e kanë braktisur masivisht LSI, që sot promovon gjyqtarët e prokurorët më të korruptuar.

“Kur dikush mban peng një komunitet të tërë dhe thotë se Skrapari është i kësaj partie, është fyerje e madhe sepse i trajton njerëzit si pronë. LSI-ja është një sh.p.k. familjare që nuk po promovon patriotët, por promovon më të korruptuarit, ka marrë listën e atyre që hoqi vettingu, Gjin Gjonin e Tit Fushën, dhe përfaqësohet nga këta njerëz. Le të jesh nga Skrapari, ti nuk mund të na thuash që llumi shkon lart dhe ajka shkon poshtë, ndaj në momentin që dikush thotë jam nga Skrapari, më votoni, dhe vjen me listën e llumit, unë them se duhet të marrë një refuzim nga të gjithë qytetarët. Unë them se sot duhet të bëjmë një koalicion përtej krahinës, skraparllinj, shkodranë, tepelenas, gjirokastritë, tropojanë, kuksianë, të gjithë bashkë dhe të themi: Ne duam që gjërat të ecin përpara,” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "I NDAHET" PANIKUT/ Berisha "gjen" vrasësit: Ekzekutimin tek Piramida e bëri...
Previous article SKANDALI TEK ATALANTA-REAL MADRID/ Edhe ylli i "Los Blancos" ka dyshime: Nuk e di nëse…

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT