Në KQZ është regjistruar edhe koalicioni i tretë për zgjedhjet e 25 prillit, që do të përbëhet nga 6 parti dhe do të quhet “Aleanca”.
Pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë:
-Aleanca Demokratike Shqiptare
-Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
-Aleanca e Reformave Demokratike
-Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
-Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Kujtojmë se më herët u regjistrua në KQZ koalicioni “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, i përbërë nga Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.
Ndërkohë pritet që të regjistrohet në KQZ edhe koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët, të cilët do të dalin ën një listë të përbashkët nën emrin PD-Aleanca për Ndryshim.


