• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Celibashi: Të infektuarit me COVID s’do votojnë. Janë rrezik se prekin fletën
Home
Politikë

25 PRILLI/ Celibashi: Të infektuarit me COVID s’do votojnë. Janë rrezik se prekin fletën

19 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se të gjithë personat e infektuar, që janë karantinuar në shtëpi apo trajtohen në spital nuk do të votojnë.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, 33946 qytetarë shqiptarë që janë me COVID-19 nuk do të votonin. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se të gjithë personat e infektuar, që janë karantinuar në shtëpi apo trajtohen në spital nuk do të votojnë.

“E ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Nëse do të votosh do të duhet të paraqitesh në qendrën e votimit, nuk e kemi sistemin për dërgimin e kutive në shtëpi” tha ai.

Po në spitale, a ekziston mundësia që të bëhet e njëjta gjë si me të burgosurit?

Edhe këtë ide, Celibashi e përjashtoi. “Si për rastin e burgjeve dhe spitaleve, Kodi përcakton ngritjen e qendrave të posaçme, por në rastin e situatës së COVID problemi nuk është kaq i thjeshtë, pasi kemi të bëjmë me një virus infektues dhe në cdo rrethanë, unë nuk jam ekspert…”.

I pyetur për rastin e Kosovës, Celibashi tha “Ata e kanë zgjidhur sepse e kanë zgjidhjen në ligj, që mund t’ja çosh kutinë dikujt që është i pamundur, nuk e di nëse e kanë aplikuar edhe për ata me COVID-19. Ai që është infektuar do të prekë fletën e votimit që do të merret nga komisioneri.

Numri është sinjifikativ, por janë disa gjëra që duhet t’i vendosim në balancë. Ata të cilët që janë të detyruar të karantinohen nuk duhet të dalin nga banesa, pasi ndryshe do të jenë në shkelje të ligjit, ata përbëjnë rrezik”.

Por a do të ketë një filtër te qendra e votimit?

“Kjo nuk mund t’i lihet qendrës së votimit, ata janë të detyruar të pranojnë, çdokush që ka abuzuar kjo është një gjë që lë gjurmë, pasi je i identifikuar si i infektuar dhe për 15 ditë duhet të qëndrosh në banesë, je lehtësisht i verifikueshëm që ke thyer karantinën.

Komisioni nuk është në pozitën për të bërë verifikimin, kushdo që paraqitet nuk mund të pengohet të votojë” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Populizmi i vaksinave, është një lojë që Evropa nuk ka luksin ta humbasë
Previous article U SHPALL LOJËTARI MË I MIRË NË SERIE A PËR SEZONIN 2019-20/ Ronaldo: Vit i çuditshëm, por pozitiv në...

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT