Kryeministri Edi Rama ka prezantuar objektivat e PS në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka zbuluar se përbërjen e listave e kanë hartuar drejtuesit e qarqeve dhe ai është njohur me to jo më larg se dje, madje ka shtuar se disa propozime të tij nuk janë pranuar. Rama ka zbuluar edhe kriteret e vlerësimit të një kandidature që përfshin që nga analiza e kundërshtarit, opinioni në media.
Gjithashtu bëri me dije se objektivi në këto zgjedhje është nga 78 deri në 88 mandate.
Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”! Të parët në lista, janë gra dhe vajza.