• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“21 MILION LEKE dëm shtetit”/ Ish-drejtori i AKUK reagon pas padisë së Gjiknurit
Home
Sociale

“21 MILION LEKE dëm shtetit”/ Ish-drejtori i AKUK reagon pas padisë së Gjiknurit

30 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, ndaj tre ish-zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), për shpërdorim të detyrës.

Sipas MIE Ardian Alushi, ish Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për gjithë periudhën e zbatimit të projektit, Klevis Biçaku, ish Koordinator i projektit, Albens Alite, ish- Koordinator i projektit për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017 akuzohen se kanë shkaktuar shkaktuar një dëm prej 21 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i ish drejtorit Ardian Alushi i cili në një reagim për mediat shkruan se kjo është një stisje e motivuar dhe se ka zbatuar pikë për pikë ligjin.

Reagimi i plotë:

E gjitha eshte nje stisje e motivuar politikisht dhe qe ka per autor ata qe sot duan te fshehin abuzimet e tyre ne drejtorine e ujesjellesit. Une kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatore te tij. Çdo akt apo veprim juridik apo financiar është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në parlament në vitin 2008. E cila ka monitoruar dhe certifikuar te gjithe ecurine e projektit nga fillimi deri sot.

Projekti per te cilin zoti Gjiknuri pretendon se eshte abuzuar është audituar ne detaje nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Perfundimet e tij mund ti shohe dhe gjykoje kushdo. Ato jane te tera ne perputhje me ligjin dhe nuk eshte evidentuar asnje shkelje.

Me cilesine e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gje nuk kane dashur ta shohin dhe evidentojne audituesit politik të Ministrisë së Energjisë.

Auditet politike te inicuara nga ministrat e Edi Rames jane thjesht shërbime per shefat qe duan te fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë. Cdo perpjekje per te mbuluar te verteten dhe kercenimet ne emer te prokurorise jane jo serioze dhe te pavlera. Gjyqet politike te bekuara nga Edi Rama nuk tregojne asgje me shume se mjerimin aktual te administrates qe eshte tashme pré e gjuetise se shtrigave ne emer te drejtesise. Shpreh bindjen dhe sigurine se asnje audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado te perpiqet nuk do mund te hedhe balte mbi punen tone.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sassuolo-Napoli, “Axurrët” luajnë për të rimarrë kreun
Previous article Manchester United kërkon për mesfushorin e Barcelonës!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT