• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“21 JANARI”/ Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e FORTË: Ka prova të reja
Home
Breaking News

“21 JANARI”/ Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e FORTË: Ka prova të reja

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për 21 janarin ka prova të reja. Kështu u shpreh gazetar Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma. Hoxha tha se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

Artan Hoxha: Nuk mendoj se serveri ka provat kryesore, por ka prova të rëndësishme për hetimin. Unë mendoj se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

Beti Njuma: Mendoni ju se ka prova të reja?

Artan Hoxha: Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga viktimat kush i ka vrarë.  Dimë që Agim Llupo ka qëlluar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme. Ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë.

Ndërkohë vrasja e Hekurn Dedës që për mua është shumë e qartë, pamjet filmike dëshmojnë qartë kush e vret Hekuran Dedën. Jam skandalizuar kur prokuroria nuk ka arritur ta provonte. Vrasja e Aleks Nikës, po ashtu është e provuar kush e ka vrarë. Duhej vetëm një eksperiment i thjeshtë hetimor që të provonte, gjë të cilën e kanë bërë agjenci të huaja, të cilat e kanë bërë për llogari të vet. Mua më ka shqetësuar mënyra sesi ata që organizuan 21 janarin, pra mënyra si shpejtuan ta devijonin hetimin dhe të arrinin në disa vendime gjyqësore që sot është vështirë të kthehen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI BJONDE/ Rozana Radi bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)
Previous article VETVRITET STUDENTI I GAZETARISË/ Humbi telefonin në festën me miqtë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë Breaking News

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT