• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2000 EURO VETËM PËR NJË “NDIHMË” TEK GJYQTARËT/ Skema e HAKI DYLIT dhe DEVIS QANËS: Do t’i kthejmë paratë NESE nuk del…
Home
Aktualitet
Drejtësi

2000 EURO VETËM PËR NJË “NDIHMË” TEK GJYQTARËT/ Skema e HAKI DYLIT dhe DEVIS QANËS: Do t’i kthejmë paratë NESE nuk del…

14 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Avokati Devis Qana dhe polici i gjykatës Haki Dyli, të cilët mashtronin qytetarët duke i marrë 2 mijë euro për ti zgjidhur problemet në gjykatë dhe prokurori janë lënë në masën e “arrestit në burg”.

Kallëzimi ndaj tyre është bërë nga vetë kryetarja e gjykatës së Durrës Joana Qeleshi, e cila është vënë në dijeni se këta persona kërkojnë sasi të konsiderueshme parash tek qytetarë të ndryshëm, me premtimin se lekët do jepeshin tek gjyqtarët dhe prokurorët për të zgjidhur punë.

Në shumë raste kjo skemë i ka funksionuar dy personave të arrestuar, pasi kur gjyqtarët vendosnin lirimin nga qelia të të arrestuarve, Qana dhe Dyli i thonin se kishin bërë punën sipas premtimit, ndaj dhe i mbanin lekët. Por kur gjyqtarët ose prokurorët nuk vendosnin ashtu siç kishin premtuar dy personat e arrestuar, atëherë ata i kthenin lekët e mara mbrapsht. Mirëpo në dijeni të kësaj skeme korruptive, duke shfrytëzuar emrat e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të Durrësit, ishte vënë në dijeni kryetarja e gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi, e cila ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj dy personave.

Kallëzimi është administruar nga prokurori Afrim Shehu, i cili në bashkëpunim edhe me policinë ka vijuar hetimet për të mësuar rreth aktivitetit të këtyre persona. Hetimi ka treguar se personi i parë që binte në kontakt me qytetarët ishte polici i gjykatës që qëndronte tek dera. Ky i fundit u kërkonte informacion qytetarëve se çfarë halli kishin në gjykatë dhe i premtonte se do i ndihmonte nëpërmjet një avokati, mikun e tij që kishte njohje me gjyqtarët e prokurorët.

Qytetarët për të zgjidhur hallin në mënyrë të shpejtë, pranonin të bashkëpunonin me Devis Qanën dhe Haki Dylin, kundrejt pagimit të shumave që varionin deri në dy mijë euro. Personi që interesohej në sekretarinë gjyqësore për të marë informacion ishte polici i gjykatës, Haki Dyli, i cili interesohej për kërkesat e palëve, vendimin e gjyqtarit, orarin e gjyqeve etj. E gjithë kjo dinamikë dhe dhënia e parave nga qytetarët pas premtimeve se do u jepeshin gjyqtarëve dhe prokurorëve, është zbuluar gjatë hetimeve, dhe për pasojë tre ditë më parë u urdhërua arrestimi i tyre.

Ditën e djeshme dy të ndaluarit dolën para gjykatës së Durrësit, e cila vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg”. Afrim Shehu, kërkoi arrest me burg për të dy personat e lartpërmendur, gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i seancës, Petraq Curri. Mbi këta persona rëndon akuza e “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë Gjyqtari Curri mori në administrim dosjen me provat materiale, ku më kryesoret janë përgjimet ndaj 2 të arrestuarve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Para Trump edhe Obama theu protokollin gjatë vizitës në Britani (VIDEO)
Previous article ARIU "KËMBËKRYQ" NË FSHATIN E KUKËSIT/ Banorët në ALARM: Po ndezim ZJARRE vetëm për ta larguar

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT