• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
20 VJET NGA ARDHJA E ARIT NË KRRABË/ Të dyshuarit përfunduan në burg, por cilët ishin grabitësit e vërtetë?
Home
Dossier

20 VJET NGA ARDHJA E ARIT NË KRRABË/ Të dyshuarit përfunduan në burg, por cilët ishin grabitësit e vërtetë?

5 November, 2018 Isa.Autor Dossier

Pothuajse 20 vjet më parë, brenda natës, gazetat nisën të shkruanin për atë që u quajt “vjedhja e shekullit”.

Grabitja e arit në Krrabë në fakt ishte një ngjarje e paralajmëruar, por që për më shumë se gjashtë muaj nuk u mor seriozisht nga pothuajse askush, edhe sepse tunelet e Krrabës, një objekt i sigurisë së veçantë, konsideroheshin si vendi më i ruajtur dhe më i sigurtë në të gjithë Republikën.

Në fillim të vitit 2000, Sali Berisha tanimë në opozitë ishte i pari që foli për këtë vjedhje. Pas gjysmë viti, e vërteta doli në shesh dhe qeveria Meta pranoi se thashethemet për zhdukjen e 280 kilogramëve ar në mars të vitit 1997 (sipas raportimeve zyrtare) ishin të vërteta.

Si shumë ngjarje të ndodhura në vitet 1990, si eliminimi i Haklajve në Kërrnajë, vrasja e Azem Hajdarit dhe shumë histori të tjera, edhe grabitja e arit në Krrabë vazhdon të jetë e zhytur në një tis misteri. Pikë së pari, autoritetet e kohës asnjëherë nuk mundën të zbulonin një shifër të saktë, se sa kilogram ar ishin vjedhur.

E dyta, dinamika e ngjarjes nuk u mor vesh kurrë. Sipas versionit zyrtar, 5 nga rojet e tunelit bashkëpunuan me hajdutët, por këta të fundit nuk u identifikuan.

Më 7 shkurt të vitit 2001, pas një procesi qe nisi me 27 tetor 2000, Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e pesë të pandehurve Ahmet Hyka, Enver Hyka, Pëllumb Dalti, Arjan Bishqemi dhe Blerim Haka nën akuzën e “vjedhjes së thesarit të shtetit”, në bashkëpunim.

Gjyqtari i çështjes Petrit Çomo, pasi shqyrtoi të gjitha provat në dosje si dhe kërkesat e bëra nga prokurori dhe mbrojtja, vendosi t’i deklarojë fajtorë të pandehurit, duke dënuar me 8 vite burg Ahmet Hykën, 6 vjet për Pëllumb Daltin, 3 vjet e gjysmë për Enver Hykën, 20 muaj burg për Arjan Bishqemin dhe 2 vjet për Blerim Hakën. Ky vendim u la ne fuqi dhe nga dy shkallet e tjera te gjyqesorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilir Meta, një akt i pastër politik dhe 3 sebepet e (mos)dekretimit të Sandër Lleshit!
Previous article "NA LA PA FRYMË"/ E fejuara e Ljajiç “rikthen” VERËN në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT