Erisa Veizi është 20-vjeçarja e cila e cila i dha fund jetes sot pas sherreve me të fejuarin.
Ngjarja e rende ndodhi ne nje fshat ne Korçe, ku e reja, eshte vetehelmuar me fostoksine, pas nje debati qe kishte pasur me te fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Nga foto që ajo ka të postuara në profilin e saj në Facebook, duket një vajzë e qeshur dhe e lumtur në krahët e të fejuarit, më te cilin ka edhe shumë fotografi.
Çfarë tha familja:Sipas familjes së saj debatet me të fejuarin kishin ndikuar te vajza dhe për këtë arsye ishte në gjendje depresive, gjë e cila e ka shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes.
“Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj.
Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive”, janë shprehur dy prindërit e 19-vjeçares.
Ata kanë sqaruar se lidhja mes dy të rinjve ishte zyrtare pasi për këtë gjë ishin vënë në dijeni dhe dy familjet respektive.
“Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, kanë shtuar dy prindërit e tronditur nga tragjedia që preku familjen e tyre. Genci dhe Fitore Veizi janë prindër të katër vajzave.
Ka mjaftuar një postimi plot dhimbje i motrës së saj, ku ende nuk e beson se Erisa nuk jeton më, për të vërshuar mesazhet e ngushëllimit.
Mes tyre, ajo që bie në sy është ajo e vjehrrës së 20-vjeçares, Luljetës.
Ajo shprehet se është e rënduar psikologjikisht, ndërsa tregon se nuk i ka munguar dashuria qoftë nga i biri, apo edhe nga vetë ata.
Luljeta ka përlotur me dedikimin e saj për nusen: “Çfarë të mungoi kaq shumë, që nuk e mësuam kurrë”, – ka shkruar mes dhimbjes e vjehrra.









