• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“20 ARKA ME DARDHA I KTHEVA PRAP, NUK U SHITËN”/ Basha fermerëve të Pogradecit: Me mua kryeministër nuk mbetet dardhë pa shitur
Home
Politikë

“20 ARKA ME DARDHA I KTHEVA PRAP, NUK U SHITËN”/ Basha fermerëve të Pogradecit: Me mua kryeministër nuk mbetet dardhë pa shitur

5 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Pogradec, i cili dëgjoi nga afër problematikat e fermerëve.

Shqetësimi i tyre, ishte mungesa e tregut dhe e subvencioneve nga shteti që sipas tyre i ka lënë në harresë.

“Dërgova 20 arka me dardha në treg dhe i ktheva prapë, nuk u shitën. Nuk po shesim dot prodhimin. Na ka rënë prodhimi në tokë ka mbetur aty. Asnjë subvencion asnjë lloj gjëje nga shteti. Me 1 mijë lekë të vjetra e shisja edhe nuk e merrnin. Po me gjithë këto shpenzime që kemi me marrë ilaçe nuk dalin, ilaçet janë shumë të shtrenjta”- u shpreh një nga fermerët.

Një problematik tjetër për ta, është edhe nafta e cila është shumë e shtrenjtë.

“Shkojmë në Maqedoni që të marrim naftë sepse është shumë më e lirë se në Shqipëri. 1 mijë lekë është në Maqedoni, 1 mijë e 500 është këtu, edhe nuk e di është shumë, shumë e vështirë, jemi drejt falementimt për çdo gjë”- tha fermeri.

Mos shitja e prodhimeve për të nxjerrë fitimet ua bën të pamundur pronarëve për të punësuar të rinjtë e zonës, thanë ata gjatë takimit me Bashën. Kjo gjë, për këta të fundit përkthehet në një arsye më tepër për t’u larguar në emigrim.

“Edhe të duash të gjeshë punëtorë nuk gjen, se i ka marrë Greqia punëtorët. Çuna nga 30 vjeç e të mos punosh tokën tënde edhe të vesh të punosh tokën e grekut është turp ore”- u shpreh njëri i ri, duke theksuar paradoksin që po ndodhë Shqipëri.

Basha u shpreh se qeverisja e Partisë Demokratike do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre. Ai tha se plani i PD-së mbështetet në tre shtylla kryesore, të cilat do t’i japin frymën e duhur bujqësisë në Shqipëri.

“E para, 100 milion euro do të keni në vit subvencione që do t’i jepen fermerit në bazë të prodhmit dhe do të jenë subvencione për të ulur koston e prodhimit, koston e pesticideve, koston e farërave, të inputeve bujqësore. E dyta, atë taksën që vuri Rama vit pas viti 240 lekë për liter, do ta heqim për të gjithë, për të gjithë. Dhe me subvencion do të synojmë që ju në veçanti fermerët t’ju ulet edhe më shumë çmimi i naftës.

Është turp që ju të shkoni të bleni naftën në Maqedoni. Dhe e treat që ju jap fjalën është që do të keni akses të lirë në trgë. Nuk do keni tregje që i kontrollojnë monopolistët, që t’jua masin kokën me pe dhe për një arkë prodhim t’ju marrin më shumë sesa ju ka kushtuar ta rrisni në tokën tuaj. Këto tre gjëra që j’ua them sot, këto tre gjëra do të jenë shtyllat kryesore që do ta nxjerrin fshatin dhe bujqësinë shqiptare nga kriza”- tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD KËRKON TAMPONË SHTESË/ Spahia pas takimeve “gju më gju” në Fier: A ka rezerva, situata është jashtë kontrollit
Previous article VELIAJ I DORËZON "KULLËN E SAHATIT" MJEKUT ME ORIGJINË SHQIPTARE/ "Doktor me zemër të madhe, na ndihmoi gjatë tranzicionit"

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT