• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2 MILIARDË EURO PËR TË NDËRTUAR NË DURRËS MARINËN MË TË MADHE NË ADRIATIK/ Sipërmarrësi: Ky projekt do të sjellë investitorë të tjerë (VIDEO)
Home
Sociale

2 MILIARDË EURO PËR TË NDËRTUAR NË DURRËS MARINËN MË TË MADHE NË ADRIATIK/ Sipërmarrësi: Ky projekt do të sjellë investitorë të tjerë (VIDEO)

10 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Investimi prej 2 miliardë euro nga kompania “EMAAR” për transformimin e portit të Durrësit në port turistik do të krijojë një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe do të ketë një impakt të madh për rritjen e cilësisë së jetesës.

Projekti i cili do të kryhet tërësisht nga investitori dhe zero lek nga buxheti i shtetit parashikon edhe një mori investimesh transformuese, facilitetet, ndërtimet, infrastrukturën, zhvillimin e plazhit përfshi portin e marinës natyrisht, si dhe përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit. Marina e re e Durresit parashikohet te jete me e madhja ne Adriatik.

Një delegacion nga Shqipëria ndodhet në Emiratet e Bashkuara ku ka zhvilluar diskutime me përfaqësues të kompanise “EMAAR” për ndërtimin e marinës së Durrësit. Biznesmeni dhe sipërmarrësi global i Emirateve, Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties” e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, deklaroi se investimi do të bëjë që të ngrihet vlera në Durrës dhe në Shqipëri. Ai shpreh besimin se ky investim do të frymëzojë investitorë të tjerë për të ardhur në Shqipëri. “T’i shtyjmë të vijnë të investojnë dhe krijojnë vende pune dhe një jetë të re, teksa ecim përpara”, shprehet ai.

Alabbar, shprehet se diskutimet rreth kësaj marrëveshjeje me palën shqiptare po ecin mirë. “Po përparojmë me diskutimet tona, me marrëveshjen nën marrëveshjen ndërshtetërore që është firmosur nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo na jep një kuadër të mirë për të ecur më shpejt në marrëveshjen tonë dhe në investimin tonë në Durrës dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, pra gjërat po shkojnë mirë”, thotë ai. Shifrat fillestare, shprehet ai, tregojnë afërsisht 2 miliardë euro investim në Portin e Durrësit, sepse është një kantier shumë i madh. Alabbar shpreh po ashtu besimin se puna në portin e Durrësit do të përparojë shpejt.

“Gjithmonë jap si shembull që kemi një kantier shumë më të madh në Egjipt për shembull, 6 milion metër katror, me një port shumë të madh që e hapëm këtë vit, ose Porti i Dubait, rreth 100 000 njerëz, Porti i Dubait u ndërtua në 12 vite, ai i Egjiptit mori më pak kohë, 10 vite. Por e gjitha varet në të vërtetë nga kushtet e tregut dhe nëse tregu përparon shpejt, ne përparojmë shumë shpejt me projektin, por në Durrës jam shumë optimist që do përparojmë shpejt”, deklaroi ai.

Ai tregon edhe se si e sheh ai të bërit biznes. “Ne udhëtojmë në tërë botën dhe shohim qytete të mrekullueshme, nga SHBA në Europë dhe mendoj se njerëzit tanë duhet të trajtohen njësoj, prandaj kur fillova këtë ishte një risk shumë i madh për mua. Megjithatë mendoj se kemi edhe një lloj detyre, përtej të bërit biznes, pasi të bësh gjëra të tilla është një rrezik i madh. Duhet të kesh pasion dhe dashuri për t’u siguruar që do ta bësh këtë. Dhe në të vërtetë nuk është vetëm çështje fitimi, nëse shkon vetëm pas fitimit nuk do kesh sukses. Unë dua edhe që shoqëria jonë të jetojë në një sistem dhe në një mjedis për të cilin janë krenarë, të mund të vijnë rrotull e të thonë që vendi i tyre është pjesë e botës së qytetëruar. Është ndjesi shumë e mirë. Për ne, jeta e njeriut është kryesore”, shprehet ai. Pra në Durrës, thotë ai, besoj vërtet se mund të krijojmë një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe të ngrihet cilësia e jetesës në një nivel të arsyeshëm.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT ANTI-COVID/ Vijojnë hyrje-daljet në Qafë Thanë e Kapshticë, ja shifrat e fundit
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Besimi tek opozita, më falni tek kush opozitë?!

Delo.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT