• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2 MARSI I PRESIDENTIT/ A e ka emrin “Besëlidhja Demokratike Shqiptare”, lëvizja e re politike e Ilir Metës?
Home
Ekskluzive

2 MARSI I PRESIDENTIT/ A e ka emrin “Besëlidhja Demokratike Shqiptare”, lëvizja e re politike e Ilir Metës?

26 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ajo që është konsideruar si “besëlidhja e Presidentit me shqiptarët” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mund të jetë pikënisja e një lëvizje të re politike nga Ilir Meta. Pak a shumë kjo tezë ka ditë që qarkullon në media. Por deri më sot, kanë munguar detajet konkrete, rreth saj.

Ditët e fundit, zërat flasin rreth avancimit të kësaj ideje, duke formësuar edhe detajet që hedhin dritë mbi atë që mund të konsiderohet si projekti i ri politik që ka ditë që po jep shenjat e shfaqjes në horizontin politik të Tiranës.

Sipas tyre, partia e re e Ilir Metës mund ta ketë emrin “Besëlidhja Demokratike Shqiptare” (BDSH). Ajo synon që të jetë në qendër të një poli të ri në skenën e madhe politike të vendit, krahas PS së Edi Ramës me aleatët e saj dhe PD të Lulzim Bashës me “Opzitën e Bashkuar”.

Kjo tregon se synimi është që “Besëlidhja Demokratike Shqiptare” e Ilir Metës të shndërrohet sa më parë në polin e tretë kryesorë politik të vendit. Kjo bën të besohet se në çadrën e saj të re, mund të jetë edhe “Lëvizja Socialiste për Integrim” e Monika Kryemadhit por edhe disa parti të tjera të vogla, të cilat thuhet se kanë rënë dakord paraprakisht rreth kësaj ideje, që pritet të kristalizohet në ditët e javët në vijim.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ka disa shenja të bëra publike të cilat përkojnë dhe bëjnë sens, e që shpjegojnë shumëçka që deri më sot duke si pa shumë kuptim. Duke nisur së pari me fjalën “Besëlidhje” të cilën Ilir Meta e ka përdorur shpesh kohët e fundit, kur ka bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen atij në shesh. Nga ana tjetër vetë 2 marsi e simbolizon këtë fjalë, pasi ajo lidhet në histori me këtë ditë të vitit 1444 kur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mblodhi udhëheqësit shqiptarë të kohës në atë që njihet në histori si “Besëlidhja e Lezhës”.

Ndryshe nga “Besëlidhja” e atëhershme, kjo e reja e Ilir Metës, është e epokës “Demokratike” dhe e gjithë “Shqiptarëve”. Kjo mund të jetë edhe një nga shpjegimet e emërtimit të partisë së re të Ilir Metës;  “Besëlidhja Demokratike Shqiptare”!

Historia e viteve të fundit ka treguar se sistemi aktual zgjedhor nuk e pengon krijimin e një poli të tretë politik përtej dy të mëdhajave; PS dhe PD. Duke qenë se e realizoi njëherë përmes LSI, me sa duket Ilir Meta do ta tentojë sërisht ta përsërisi historinë, këtë radhë përmes BDSH. Pas ikjes nga Presidenca Meta me sa duket do synojë ristartimin e energjive të vjetra dhe gjenerimin e realiteteve të reja elektorale, për rifaktorizim e tij në skenën shqiptare.

Ajo që besohet se mund tia garantojë këtë, është mosndryshimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri, që mund të ketë qenë edhe një nga kërkesat e Metës për lidershipin e PD. Ndaj, as Basha e as Kryemadhi, kur u rikthyen në tryezën e reformës së re zgjedhore përballë PS pak javë më parë, nuk e zunë me gojë këtë temë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI SEKSUAL ME DY MËSUESIT NË FIER/ Shkarkohet drejtoresha e Shkollës së Muzikës, ja kush e zëvendëson
Previous article GODITI NË SHENJË ME KËNGËN E RE/ Mozzik kryeson top-listat gjermane! (FOTO+VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT