• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2 DITË PAS RIFORMATMIT/ Çuçi mbledh kupolën e re të policisë, zbardhen porositë, në fokus…
Home
Aktualitet
Kronikë

2 DITË PAS RIFORMATMIT/ Çuçi mbledh kupolën e re të policisë, zbardhen porositë, në fokus…

7 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

2 ditë pas riformatimit të kupolës së policisë së shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot takimin e parë me drejtuesit e rinj në nivel qëndror e vendor. Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve. Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën antikanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.

Më tej ai nënvizoi kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjeea turistike të vendit.

Veç masave shtesë për garantimin e një sezonit turistik, ministri kërkoi nga drejtuesit e Policisë të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KEMI..."/ Bino përjashton rastet me variantit Delta në Shqipëri, apel qytetarëve të vaksinohen
Previous article NJIHUNI ME PALLATIN VEROR TË ERDOGAN/ 60 milionë euro, 300 dhoma e plazh privat

s.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT