• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2 DITË PARA PROTESTËS/ Përforcohet siguria te hyrja e Kryeministrisë  (FOTOT)
Home
Sociale

2 DITË PARA PROTESTËS/ Përforcohet siguria te hyrja e Kryeministrisë (FOTOT)

14 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Opozita ka njoftuar protestë masive më 16 Mars ku ka paralajmëruar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e procesit për zgjedhje të reja. Dy ditë para tubimit, në hyrjen e Kryeministrisë është përforcuar siguria. Është rivendosur skela që shërbeu më 16 shkurt për të penguar protestuesit e opozitës, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës së qeverisë. Përveç përforcimit të skelës, Policia dhe Garda kanë vendosur dhe kangjella të tjera për të siguruar perimetrin rrethues të godinës qeveritare. Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera të tjera sigurie me pamje 360 gradë, të cilat do të mundësojnë filmimin e aktivitetit të protestuesve. Përforcimi i skelës pranë hyrjes së Kryeministrisë ka nisur që prej mëngjesit, ndërsa ndryshe nga protestat e tjera është zgjeruar edhe perimetri rrethues me kangjella.

Përveç këtyre masave, Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera sigurie para godinës së Kryeministrisë, të cilat do të shërbejnë për identifikuar protestuesit me anë të zmadhimit. Kamerat rrotulluese që filmojnë 360 gradë, janë vendosur në katër kënde të ndryshme, dy nga krahu i Kryeministrisë dhe dy nga krahu i Kryesisë së Kuvendit. Përcaktimi i pikave të vëzhgimit është bërë për të mundësuar një pamje sa më të gjerë të mbulimit të protestës, dhe në raste të përdorimit të dhunës, regjistrimet do të shërbejnë si prova filmike. Policia e Shtetit edhe më herët ka kryer investime në instalimin e kamerave para Parlamentit, në prag të protestës së 5 marsit, pamjet e të cilave gjykata nuk i quajti të mjaftueshme për të mbajtur në qeli 8 qytetarët e ndaluar atë ditë pas tubimit të opozitës.

Protesta e opozitës është paralajmëruar të shtunën në orën 11:00, ndërsa në tubimet e mëparshme të mbajtura në Tiranë, Policia ka angazhuar nga 1 mijë deri në 1500 efektiva për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ISH-BURRIN E MOTRËS? Pas tradhëtisë, Khloe Kardashian gjen ngushëllim tek... (FOTOT)
Previous article DYNAMO KYIV-CHELSEA/ "Blutë e Londrës" dyfishojnë shifrat, shënon sërish Giroud

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT