• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
18-VJEÇARJA E MARTUAR PREJ DY MUAJSH ME AUTORIN/ Daja e viktimës: Nuk na kishte thënë se kishin probleme
Home
Aktualitet
Kronikë

18-VJEÇARJA E MARTUAR PREJ DY MUAJSH ME AUTORIN/ Daja e viktimës: Nuk na kishte thënë se kishin probleme

24 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ferizaj në Kosovë u trondit nga një ngjarje e rëndë ditën e djeshme, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani u la e vdekur nga dy të rinj në derën e spitalit. Njëri prej të rinjve, Arbër Sejdiu, 32 vjeç, u arrestua dje nga policia, ndërsa vijon të jetë në kërkim 29-vjeçari Dardan Krivaqa.

Në një intervistë për “Express”, daja e viktimës ka rrëfyer se viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

“Unë jam daja i M. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditë diçka që ka ndodh. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Kemi ardhë këtu, kemi bisedu me familjen. Kjo është e vërtetë, ajo është martu që 2 ose 3 muaj…Vajza nuk ka tregu kurgjë që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj). Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoftu me të, u martu, kur ka ardhë në shtëpi, se kam qëllu unë këtu një herë ose dy, më kanë thënë dajë mirë jemi duke kalu. Diçka që me thanë që s’po shkon mirë, s’na ka tregu”, ka thënë ai.

Krivaqi dhe Sejdiu u kanë nga kamerat e sigurisë, duke lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë.

Për vrasjen e 18-vjeçares ditën e sotme në Ferizaj do të organizohet një protestë në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë autorët. Po ashtu një reagim pati edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, që iu kërkoi qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të gjendet një nga vrasësit e 18-vjeçares.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOSËN KONTROLLIN E PLOTË MBI AFGANISTANIN/ Kërkesat e talibanëve për legjitimitet përballen me pengesa
Previous article "YJET JU SUGJEROJNË TË JENI MË TË GATSHËM PËR..."/ Njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT